Shpërthen vullkani i fuqishëm në Indonezi (Video)
Vullkani në ishullin Sumatra të Indeonezisë, që u kishte marrë jetën 16 personave, ka ka shpërthyer përsëri mbi malin Mount Sinabung.
Vullkani që ka kraterin në malin me lartësi 2460 metra mbi nivelin e detit, ka filluar të nxjerrë sasi të mëdha të gazrave në një diametër prej 4 kilometrash.
Ky vullkan nuk ishte aktiv për një kohë të gjatë, por shpërtheu sërish në vitin 2013 dhe 2015.
Qendra e vullkaneve tashmë e ka futur atë në ‘dritën e kuqe’ , duke këshilluar aeroplanët të i shmangen kësaj zone.
Indeonezia është vendi me më shumë vullkane në territorin e saj, me 130 aktive.
(Kosova Sot)