Përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, qeni ia shpëton jetën

  • E.K /
  • 24 January 2024 - 10:15
Përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, qeni ia shpëton jetën

Një 65-vjeçar nga Miçigani, i cili përfundoi në ujërat e liqenit të akullt, u shpëtua falë përpjekjeve të qenit për ta nxjerrë nga situata e vështirë.

Siç raportohet, 65-vjeçari kishte përfunduar në ujërat e ftohtë të liqenit, pasi shtresa e akullit që mbulonte liqenin ishte thyer papritur.

Oficeri që iu përgjigj rastit, kishte një litar në makinën e tij, por e kishte të pamundur të arrinte tek burri për shkak të shtresave të dobëta të akullit.

Kështu, qeni i pronarit u sigurua që të dërgonte litarin tek gropa ku kishte rënë 65-vjeçari.

Më pas, policia përmes litarit e shpëtoi burrin nga ujërat e ftohta.

Siç raportohet, amerikani kishte qëndruar në ujë për rreth 16 minuta.

(Kosova Sot Online)