Dua Lipa përformon në skenën e 'Grammys 2024'

  • A.P /
  • 05 February 2024 - 16:03
Dua Lipa përformon në skenën e 'Grammys 2024'

Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa, mbrëmë e ka performuar këngën e saj më të re në natën e çmimeve Grammys 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Kënga në fjalë quhet “Training Season”, pos saj ajo e ka kënduar edhe këngët “Barbie” dhe “Dance the Night”.

E veshur me të zeza, përveç flokëve të kuqe, këngëtarja vallëzoi rreth një kafazi gjigant në skenë.

Kënga më e re e performuar e Lipës pritet t’i bashkangjitet albumit të Duas që pritet shumë shpejt të publikohet.

(Kosova Sot Online)