Avioni me 106 pasagjerë përplaset në aeroportin e Beogradit

  • A.P /
  • 20 February 2024 - 15:09
Avioni me 106 pasagjerë përplaset në aeroportin e Beogradit

Një tragjedi ajrore është shmangur gjatë mbrëmjes së djeshme në aeroportin e Beogradit teksa një avion Embraer 190/95 është përplasur gjatë nisjes me një mjet që gjendej në pistë duke pësuar dëme të mëdha, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediat serbe raportojnë se avioni ka mundur të ngjitet në fluturim dhe më pas të bëjë një ulje të detyruar në aeroport.

Menjëherë pas uljes, në drejtimtë avionit me më shumë se 100 pasagjerë në bord që ishte nisur për në Dusseldorf, kanë shkuar mjetet zjarrfikëse.

Për fat të mirë nuk ka dëme në njerëz, ndërsa avioni ka pësuar dëmtime të mëdha.

Air Serbia ka marrë sëfundmi këtë tip avioni që mundëson linja më të gjata dhe me shumë pasagjerës së avionët e tjerë në përdorim, si ATR-72. Kujtojmë se i njëjti avion ka fluturuar edhe në drejtim të Tiranës disa herë.

Prag tragjedie në aeroportin e Beogradit, avioni me 106 pasagjerë përplaset në pistë

(Kosova Sot Online)