Gruaja shtatzënë filmon njerëzit që nuk i liruan vendin në tren (Video)

  • 13 February 2016 - 08:41
Gruaja shtatzënë filmon njerëzit që nuk i liruan vendin në tren (Video)

Një grua shtatzënë mori një kamera të fshehur në një tren të Londrës për të filmuar se si njerëzit do të silleshin me të.

Siç shihet në video vetëm një person ngrihet dhe i liron vendin asaj, ndërkohë që pjesa tjetër nuk lëviz fare. Madje, as personat që ishin ulur në vendin që është për gratë shtatzëna nuk e marrin mundimin t’i thonë asaj që të ulet.

Gruaja e postoi videon në rrjetet sociale për të turpëruar të gjithë ata që u sollën indiferentë ndaj gjendjes së saj.

(Kosova Sot)