Ky banor ka vendosur të largohet nga ‘BBV3'

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 14:18
Ky banor ka vendosur të largohet nga ‘BBV3'

Jetmiri është shprehur se po e pret me padurim mbrëmjen e së martës, për të sqaruar gjithçka gjatë spektaklit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Teksa ka qenë në oborr duke biseduar me Rozën, banori ka habitur me deklaratën e tij, duke u shprehur se mund të marrë valixhet edhe të largohet por para saj do i sqarojë të gjitha.

 

Roza: Çfarë po ndodh more?

Jetmiri: T’i sqaroj unë nesër të gjitha. O zot mezi po pres, është e marta ime. Hedh edhe valixhen dhe iki por unë nesër do t’i jap një ‘bam bam bam’ që o Zot, tërmet.

Roza: Pse? Për çfarë këndvështrimi e ke fjalën. Nuk flas, besoj se e ke kuptuar që unë nuk e shes muhabetin.

Jetmiri: Për të gjitha këndvështrimet sepse është një situatë e dalë jashtë kontrollit, e pamenaxhuar dhe ka një paaftësi të madhe.

Roza: Për kë e ke fjalën?

Jetmiri: Nesër do ta dëgjosh. Do pres prime-n e nesër dhe pastaj do shoh.

Roza: Mezi e pres se çfarë do bësh.

Jetmiri: Dhe unë mezi e pres.

(Kosova Sot Online)