Meritoni - Eglës: Është faji yt pse unë të dashurën nuk e kam brenda

  • A.P /
  • 29 April 2024 - 17:31
Meritoni - Eglës: Është faji yt pse unë të dashurën nuk e kam brenda

 Egla dhe Meritoni kanë diskutuar me njëri-tjetrin lidhur me një çështje që tanimë është paksa e vjetër, 
 transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rikujtojmë që Egla dhe çifti Meriton-Ilnisa ishin në nominim me njëri-tjetrin por Ilnisa u eliminua prej garës. 

 

Largimi i Ilnisës nga formati, nuk u përjetua mirë prej Meritonit. E ndërsa ditën e sotme së bashku me Eglën ata kanë folur pikërisht për këtë çështje.

Meritoni i drejtohet Eglës se ka qenë ajo shkaku kryesor që me viktimizimin e saj bëri që Ilnisa të eliminohej prej garës dhe aktorja në asnjë moment nuk i ka kërkuar falje banorit për dhimbjen që i ka shkaktuar.

“Është faji jot pse unë të dashurën nuk e kam brenda këtyre mureve, nga gracka dhe nga viktimizimi jot. Ti njeriun tim më të afërt prej lojës tënde e ke bërë që të mos jetë më këtu me mua.”- shprehet Meritoni.

Image

(Kosova Sot Online)