Ora inteligjente e ardhshme e Samsung-ut do të përfshijë sistemin e pagesave NFC
Samsung ka në plan të prezantojë një orë inteligjente të re gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015. Ky lajm është bërë i ditur nga gazeta prestigjioze Reuters, e cila citon një burim të afërt të kompanisë. Gazeta bën të ditur se ora e ardhshme e Samsung-ut do të ofrojë mbështetje për sistemin e pagesave nga pajisjet mobile, NFC. Në muajin mars, Samsung ofroi shërbimin Samsung Pay në SHBA dhe Kore. Shërbimi do të ofrohet edhe tek disa shtete të tjera muajin e ardhshëm.
Apple e ka përfshirë sistemin NFC tek Apple Watch, kështu përdoruesit e kësaj ore inteligjente mund ta përdorin atë për të bërë pagesa me Apple Pay. Për çdo transaksion Apple mban 15% të vlerës.
Google prezantoi gjithashtu shërbimin për pagesa Android Pay muajin e kaluar, gjatë konferencës së zhvilluesve I/O. Google nuk do të marrë asnjë përqindje nga transaksionet që kryhen tek bankat, falë rregullave të reja për përfshirjen e standardizimit të sigurisë së kartës. Këto rregulla të reja ndalojnë shërbimet e pagesave nga pajisjet mobile që të marrin një përqindje nga përdoruesit e kartave të kreditit. Për këtë, disa banka kanë vendosur të ri negociojnë kontratat e tyre me Apple-in, të cilat janë nënshkruar para se të vendoseshin këto rregulla të reja.
Kjo nuk do të thotë se Google nuk fiton të ardhura nga shërbimi Android Pay. Çdo person që përdor këtë shërbim i siguron Google-it 300 dollarë falë programeve për reklamimin dhe marketingun.
