Ua prezantojmë: Tri automjete të modelit elektrik Hyundai Kona

  • A.P /
  • 23 August 2020 - 09:11
Ua prezantojmë: Tri automjete të modelit elektrik Hyundai Kona

Tri automjete të modelit elektrik Hyundai Kona janë testuar kohë më parë në shtegun gjerman për gara automolibistike, Lausitzring. Ky test ka dëshmuar se secili automjet i testuar ka mundur të përshkojë kufirin prej 1.000 kilometrash me vetëm një mbushje baterie.

Autonomia zyrtare e automjeteve të ngasura në Lausitzring është 484 kilometra. Shoferët nuk janë përzgjedhur në ndonjë mënyrë të veçantë.

Hyundai Kona Electric, me një fuqi prej 150 kW dhe baterinë me kapacitet prej 64 kWh, sipas standardit të matjes WLTP, siguron autonomi prej 449 kilometarash. Megjithatë, testi ka dëshmuar se këto vetura mund të përshkojnë shumë më tepër kilometra.

(Kosova Sot Online)