Maserati MC20 i ri me 622 kuajfuqi

  • A.P /
  • 13 September 2020 - 14:22
Maserati MC20 i ri me 622 kuajfuqi

Maserati MC20 i ri do të rivalizojë Ferrari F8 Tributo dhe McLaren 720S me shpejtësi maksimale prej 325km/orë dhe çmim prej 205 mijë eurosh.

Maserati MC20 shënon fillimin e një fushe të re për këtë markë, në të cilën bëhet rival direkt për markat italiane të super veturave sportive luksoze.

Maserati MC20 do të ketë motorin ‘Nettuno’ twin-turbo i cili është prodhuar nga vet kjo kompani, e që është i pari pas 20 vitesh.

Me 622 kuajfuqi, MC20 shpejtësinë nga 0 në 100km/orë e arrin për vetëm 2.9 sekonda ndërsa atë maksimale, 325 km/orë.

(Kosova Sot Online)