Lexoni edhe:
Qendresa Demaj publikon këngën 'Nuk të mbaj inat'
Një ekip ekspertësh të Facebook kanë krijuar së fundmi një chat special dedikuar çifteve.
Aplikacioni i ri i quajtur “Tuned” ka për synim të përforcojë komunikimin midis një çifti dhe ndërmjet atyre që janë duke u bërë çift.
Kështu përmes këtij aplikacioni të veçantë partnerët mund ti dërgojnë njëri tjetrit që nga mesazhet e thjeshta e deri tek ato zanore, fotografi, figura, si dhe mund të shpërndajnë këngë përmes një llogarie të lidhur me Spotify.
Qendresa Demaj publikon këngën 'Nuk të mbaj inat'Lexoni edhe:
Gjithashtu ata mund ti përcjellin ndjenjat njëri tjetrit dhe të rregjistrojnë eksperiencën e tyre të dashurisë në një lloj ditari special që është pjesë e këtij chati.
Ndërkaq sipas Revistës “The Verge”, ky aplikacion mund të përdoret falas.
Nuk është e nevojshme një llogari në Facebook dhe rregjistrimi mund të realizohet përmes numrit të telefonit ,njësoj si bisedat në “WhatsApp”, me ndryshimin që komunikimi në këtë lloj aplikacioni është i limituar vetëm për dy persona.
Aktualisht ky aplikacion është i disponueshëm vetëm për sistemin IOS dhe mund të gjendet vetëm në dyqanet Apple në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Ende nuk dihet nëse “Tuned”, do të mund të përdoret më vonë edhe për Android.
Facebook nuk e ka bërë vetë njoftimin zyrtar për aplikacionin e ri, pasi e shikon “Tunes” ende si një eksperiment.
Prezantimi në dyqanet Apple është bërë nga skuadra e produkteve eksperimentale pranë Facebook.
(Kosova Sot Online)