Ferrari Portofino M me 612 kuajfuqi ju lë pa fjalë

  • A.P /
  • 23 September 2020 - 17:47
Ferrari Portofino M me 612 kuajfuqi ju lë pa fjalë

Ferrari Portofino M, është një evolucion i superveturës së brendit italian për modelin GT, me qëllim të ofrimit të performancave më të fuqishme dhe ngasjes më të lehtë.

“M” është “modifikimi”, i përshkruar nga Ferrari si “emërtim që i referohet automobilave që kanë kaluar në një evolucion për të përforcuar performancën e tyre”.

Portofino M tani vjen me motor V8 me marsh të ri automatik me tetë shpejtësi, në vend të të vjetrit me shtatë.

Motori 3.9-litërsh tani prodhon 612 kuajfuqi, 20 më shumë se modeli origjinal. Si rezultat, ai është për një të dhjetën e sekondat më i shpejtë se modeli i shkuar për të arritur përshpejtimin nga zero në 100 kilometra për orë. Këtë përshpejtim vetura e arrin për 3.45 sekonda.

Modeli i ri është në dispozicion për porosi, ndërsa porositë do të dorëzohen nga tremujori i dytë i vitit 2021.


(Kosova Sot Online)