Jaguar Land Rover ka shpalosur një sistem të ri

  • A.P /
  • 19 October 2020 - 15:50
Jaguar Land Rover ka shpalosur një sistem të ri

Jaguar Land Rover ka shpalosur një sistem të ri i cili do të shërbejë për uljen e volumit të zërave të padëshirueshëm në kabinë, për deri 10 decibelë.

JLR ka thënë se zërat në frekuencë deri 300Hz – si zhurma e gomave dhe ajo e frymës jashtë – mund t’i shkaktojnë telashe shoferit duke zgjatur kohën e reagimit për rreth 17 për qind dhe e bëjnë më të vështirë për shoferin që të merret me pengesat në rrugë.

Për të hequr qafe këta zëra, sistemi i ri i JLR-së përdor mikorofonë të vendosur në rrota për të incizuar çdo zë në kohë reale. Më pas softueri kalkulon valën me volum të njëjtë, kundërshtuese, përmes zëruesve brenda veturës për të anuluar zhurmën nga jashtë.

Sipas kompanisë, teknologjia do të përdoret kryesisht në veturat elektrike të kompanisë

(Kosova Sot Online)