WhatsApp prezanton opsionin e ri për grupet në aplikacion

  • E.K /
  • 16 April 2022 - 09:37
WhatsApp prezanton opsionin e ri për grupet në aplikacion

WhatsApp njoftoi planet për të prezantuar Communities, një veçori që ka si qëllim të grupojë grupe të ngjashme interesi.

Një Community (komunitet) është në thelb një koleksion grupesh. Përdoruesit mund krijojnë një komunitet duke shtuar grupe me një temë të ngjashme.

Administratorët e komunitetit më pas mund të menaxhojnë grupet dhe t'u dërgojnë mesazhe të gjitha grupeve menjëherë.

Kompania gjithashtu do të zvogëlojë aftësinë për të përcjellë mesazhe në grup më shumë se pesë herë në të njëjtën kohë, si një përpjekje për të reduktuar përhapjen e keqinformimeve brenda grupeve të komunitetit.

Ky opsion do të prezantohet këtë javë në një grup të zgjedhur përdoruesish dhe më pas do të jetë i disponueshëm edhe për të tjerët.

(Kosova Sot Online)