“Se pse Hashim Thaçi heshti raportin duke mos bërë padi ndaj Martyt , kjo mbetet ende e paditur”

“Se pse Hashim Thaçi heshti raportin duke mos bërë padi ndaj Martyt , kjo mbetet ende e paditur”
“Se pse Hashim Thaçi heshti raportin duke mos bërë padi ndaj Martyt , kjo mbetet ende e paditur”

Skender Mulliqi

  • 16 April 2022 - 09:20

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Tash kur jemi këtu, duhet shfrytëzuar rastin qeveria jonë që mos të hesht ndaj një raporti të tillë shpifës. Deklarimi i Martyt duket së ka shpërfaqur të gjithë rrenat që i ka bërë ky, lidhur më luftën tonë të drejtë. Dhe, ky deklarim për kërcënim për vrasje nga shërbimet sekrete serbe, shpërfaq edhe dyshimin e bazuar , së mos nuk i kanë realizuar detyrimet materiale Serbia ndaj Martyt. Këto mund të jenë edhe supozime, por që sigurisht eksitojnë edhe mundësitë reale. Se pse ish-presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi heshti raportin duke mos bërë padi ndaj Martyt , kjo mbetet ende e paditur.

-Klasa politike e pas luftës bëri gabime radhazi deri të formimi i Gjykatës Speciale. Nuk u programua kurrë së çka dhe si të punohet nga qeveritë të cilat i patëm .Nuk u punua mirë në planin e brendshëm politike , e në planin e jashtëm ishim katastrofal . Dobësitë e mëdha të pushteteve u shfaqën në të gjitha hallkat e sistemit .Shumë nga pushtetarët u lëshuan në “ gjah” për tu pasuruar në mënyrë jo ligjore, duke lënë kështu anash atë qenësoren , shtet ndërtimin dhe mirëqenën e përgjithshme. Kur shteti nuk ndërtohet si duhet, atëherë zënë vend dukurit negative të cilat për fatin tonë të keq ishin të shumta. E më së shumti na dëmtuan krimi i organizuar dhe korrupsioni i niveleve te larta, të cilat bënë që shumica të bëjnë jetën e keqe në Kosovë. Ata të cilët i udhëhoqën bisedimet maratonike më Serbinë , bën lëshime të mëdha , duke e dëmtuar të ardhmen e vendit, duke e dëmtuar edhe statusin politik të Kosovës.

bën lëshime duke nënshkruar marrëveshje jo të mira për vendin, e dihet së cilat ishin ato për ti mos përsëritur rregullisht. Sa kalonte koha Serbia e pa reformuar faktorizohej në këto bisedime, së përfaqësuesit tanë u treguan jo konsistent, u treguan të pa dobishëm, thua së në ishim agresori e jo viktima e luftës .Formimit të Gjykatës Speciale për çka është edhe tema e këtij shkrimi, I paraprinë neglizhenca e organeve tona vendimmarrëse , keqpërdorimet dhe sidomos i paraprinë krimi dhe korrupsioni. Po si të ishin luftuar këto dukuri e veçmas krimi I organizuar, mendojë unë së ka pasur mundësi që mos ta kemi Gjykatën Speciale të dera si shumë të padrejtë , kur dihet së kemi bërë luftë mbrojtëse .Ose do të kishim një gjykatë tonën për supozime për krime të luftës siç e bëri këtë Serbia, në mënyrë shumë manipulative . Një gjykatë për krime të luftës e kishim,TPI-në në Hagë, e cila gjykojë për krime të supozuara edhe disa pjesëtarë të UÇK-së. Dhe , dihet se kjo gjykatë nuk e përfundojë punën shumë lavdishëm. Nuk i dënojë të gjithë kriminelët serb të cilët bën krime monstruoze në Bosnje dhe në Kosovë. Kjo gjykatë nuk e dënojnë Serbinë për gjenocid ,e kishte argumente. Kosova kurrë nuk bëri padi për gjenocid pranë TPI-së siç e bënë këtë punë republikat tjera të ish –Jugosllavisë. Nuk i kërkuan as dëmet e luftës, dhe gjatë bisedimeve më Serbinë , nuk parashtruan kushte këtij shteti që ta njohë pavarësinë e Kosovës, të bën kërkim falje për gjenocid etj. Këtyre ditëve u riaktualizua kjo temë, më deklarimin e Dick Martyt, se është kërcënuar për vrasje nga shërbimet sekrete serbe , e që fajin pastaj ti mbetet Kosovës dhe shqiptarëve, siç kanë bërë këso marrinash serbët historikisht. Ata kanë vra edhe fëmijët e vet, për ti bërë fajtorë shqiptarët, aq të ulët janë treguar si popull. Këtë raport të Martyt në bazë të të cili edhe është formua gjykata e kam kritikuar disa herë në shkrime si të pa bazë, dhe shumë tendencioz ndaj luftës tonë çlirimtare, dhe veçmas kur bëhet fjalë gjoja për transplantime të organeve njerëzore të jo shqiptarëve në Shtëpinë e Verdhë në Burrel të Shqipërisë. Kjo ishte shpifje e madhe siç ishin shpifje nga serbët së gjoja pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të luftës. Krime dhe transplantime të organeve kanë bërë serbët , të cilët kanë bartur më gjëra të vrarë , por edhe të gjallë në Serbi. Ky shtet duke e ditur këtë fakt së vetë janë kriminelë më gjen, edhe e kanë plasuar idenë famoze së gjoja këso vepra makabre kanë kryer shqiptarët. Deri më sot Kosova i ka rreth 1.600 persona të zhdukur për të cilat asnjëherë nuk u zbardhën nga autoritet serbe se ku përfunduan ato trupa dhe as nuk u hapën arkivat për zbardhjen e këtyre rasteve. Tash kur jemi këtu, duhet shfrytëzuar rastin qeveria jonë që mos të hesht ndaj një raporti të tillë shpifës. Deklarimi i Martyt duket së ka shpërfaqur të gjithë rrenat që i ka bërë ky, lidhur më luftën tonë të drejtë. Dhe, ky deklarim për kërcënim për vrasje nga shërbimet sekrete serbe, shpërfaq edhe dyshimin e bazuar , së mos nuk i kanë realizuar detyrimet materiale Serbia ndaj Martyt. Këto mund të jenë edhe supozime, por që sigurisht eksitojnë edhe mundësitë reale. Se pse ish-presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi heshti raportin duke mos bërë padi ndaj Martyt , kjo mbetet ende e paditur. Raporti i Martyt është përpiluar me iniciativën ruse dhe me ndihmën e Serbisë kur më 26 janar 2011 është miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës. Mocioni për rezolutë në Këshill të Evropës ishte propozuar në vitin 2008 nga Konstantin Kosachev, asokohe kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Këshill të Evropës, që propozoi këtë mocion. Pra nga përfaqësuesi i një shteti që sot po kryen akte gjenocidiale në Ukrainë, i cili ndodhet në listën e sanksioneve dhe i cili po i jep mbështetje kësaj lufte më analizat e tij!Të gjitha këto fakte e shumë të tjera duhet futur tash në funksion , si detyrim para qytetarëve dhe para të drejtës për mbrojtje të mëvetësisë së shtetit tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".