Twitter ka vendosur në funksionim opsionin e ri

  • A.P /
  • 06 March 2023 - 14:37
Twitter ka vendosur në funksionim opsionin e ri

Twitter ka vendosur në funksionim opsionin e ri për përdoruesit e abonimit Blue: video më të gjata.

Abonentët e Twitter Blue mund të ngarkojnë video me kohëzgjatje deri në 60 minuta, cilësi 1080p dhe madhësi deri në 2Gb. Ky ndryshim është shumë i madh krahasuar me videot 10-minutëshe dhe 512Mb madhësi që lejonte më parë kjo pjesë e platformës.

 

Nëse jeni një përdorues i thjeshtë, maksimumi i minutazhit që ju lejohet të ngarkoni është 4.

Problemi i vetëm i këtij përditësimi  është se videot e gjata mund të ngarkohen vetëm nëse jeni duke përdorur Twitter nga laptopi apo kompjuteri. Në rast se ngarkoni nga celulari, limiti mbetet sërish 10 minuta.


Platforma gjithashtu ka lajmëruar se mund të ndryshojë cilësinë e videos për shpërndarjen e saj.

(Kosova Sot Online)