Prezantohet vetura që mund te ecë me tri rrota

  • A.P /
  • 11 April 2023 - 14:36
Prezantohet vetura që mund te ecë me tri rrota

Një vit pas premierës së tij dixhitale, BYD ka shfaqur zyrtarisht U9 EV nën nën-markën e saj të re luksoze Yangwang.  Supermakina,  Yangwang U9, me katër motorë debuton në majë të platformës së re  të BYD që paraqet një sistem kontrolli të trupit të automjetit DiSus që përshëndetet nga prodhuesit e tij si "më i avancuari në industrinë globale".



Sistemi DiSus siguron që automjetet të jenë të shkathëta dhe të adaptueshme në çdo skenar drejtimi.

BYD ka shfaqur edhe video ku shihet vetura Yangwang U9 duke u vozitur me vetëm tri rrota dhe duke kërcyer.

(Kosova Sot Online)