Pse Chevrolet nuk do ta prodhon më këtë seri të veturës?

  • A.P /
  • 14 May 2023 - 09:07
Pse Chevrolet nuk do ta prodhon më këtë seri të veturës?

Prodhuesi amerikan i automjeteve Chevrolet do t’i jap fund modelit të famshëm të veturave sportive Camaro.

E njëjta do të zëvendësohet me një model tjetër të veturës që do të jetë tërësisht elektrike.

Versioni i fundit do të jetë i fokusuar për garat në pista dhe do jetë pasardhësi i gjeneratës së pestë i gjeneratës Z/28.

 

Modeli Camaro mbetet rivali kryesor i veturës së Fordit, Mustang.

Ashtu si Camaro aktuale, Z/28 lëviz në platformën Alpha me motor gjatësor të General Motors.

Thashethëmet janë për 670 kuaj fuqi dhe numri i automjeteve të këtij modeli do të jetë i limituar.

Për të pasionuarit e veturave të shpejta sportive, do të jenë në dispozicion vetëm 1000 modele.

Chevrolet ka thënë se prodhimi i Camaro do të përfundojë në vitin 2024 dhe modeli Z/28 do të jetë i fundit në këtë linjë me dërgesat që fillojnë vjeshtën e ardhshme. 


(Kosova Sot Online)