Albina dhe Familja Kelmendi kualifikohen të parët në finalen e 'Eurovision 2023'

  • A.P /
  • 11 May 2023 - 22:50
Albina dhe Familja Kelmendi kualifikohen të parët në finalen e 'Eurovision 2023'

Artistja  e njohur Albina dhe Familja Kelmendi janë kualifikuar me plot meritë  në finalen e  "Eurovision 2023", shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Albina Kelmendi dhe familja e saj siguruan votat e nevojshme për fazën tjetër të spektaklit që këtë vit mbahet në Liverpul.

 

Ata janë ngjitur në skenë të katërmbëdhjetët me radhë, me ç’rast numri 14 ishte me fat pasi ishin të parët që u kualifikuan në finale.

Nga nata e parë e Eurovizionit, në finale shkuan Norvegjia, Serbia, Portugalia, Kroacia, Zvicra, Izraeli, Moldavia, Suedia, Çekia dhe Finlanda.

(Kosova Sot Online)