BMW X3 i ri më i madhi në histori

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 14:33
BMW X3 i ri më i madhi në histori

Gjiganti i veturave, BMW është në fazën e përditësimeve të linjave të automjeteve të mëdha – SUV. Ndër modelet që do të freskohet, do të jetë X3-shi i ri, për të cilin “Auto-Express” ka raportuar se do të jetë më i madhi deri tash.

X3 i ri do të vijë me opsionet me motorë me djegie të brendshme dhe elektrike. Pritet që të vijë një model me motor hibrid 2.0-litërsh me katër cilindra që hap linjën. Kjo veturë do të ketë 181 kuajfuqi. Një tjetër model hibrid, i kombinuar me benzinë ja naftë do të ketë mes 340 dhe 360 kuajfuqi.

 

Të gjithë motorët me djegie të brendshme kanë marsh automatik me tetë shpejtësi. Ai do të ketë ngjashmëri me modelin X1 në pjesën e përparme. Dritat i sjellin pamje më agresive. Modeli X3 është më i vjetri në linjën aktuale të BMW-së.

Vetura do të ketë ndryshim të plotë të interierit. Modelet e para me djegie të brendshme do të vijnë në pjesën e parë të 2024-tës, ndërsa gjenerata e re e iX3 do të vijë një vit më pas. Çmimi fillestar i modelit të ri pritet të jetë rreth 50 mijë euro.

(Kosova Sot Online)