Fortnite theu të gjitha rekordet

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 15:00
Fortnite theu të gjitha rekordet

Fortnite pati statistika shumë të mira gjatë fundjavës, duke thyer rekorde për numrin e lojtarëve aktivë dhe shikueshmëria e lojës gjithashtu u rrit në platformën Twitch.

Epic njoftoi zyrtarisht se e shtuna ishte dita më e mirë në historinë e Fortnite dhe gjatë kësaj dite loja u luajt nga gjithsej 44.7 milionë lojtarë, të cilët shpenzuan 102 milionë orë në video-lojëra.

 

Para kësaj, 5.8 milionë lojtarë ishin aktivë në Fortnite në një moment. Ky ishte në atë kohë aktiviteti më i lartë i regjistruar i lojtarëve që nga fillimi i video-lojës.

Nga ky numër, katër milionë lojtarë morën pjesë në modalitetin Battle Royale, një milion prej tyre ishin në Zero Build, ndërsa mënyrat Creative, Save, World dhe të tjera kishin pothuajse një milion lojtarë.

(Kosova Sot Online)