NGJARJE E VËRTETË: SI E PËSOVA PËR FAJIN TIM (4) - Dashuri - Kosova Sot
NGJARJE E VËRTETË: SI E PËSOVA PËR FAJIN TIM (4)

NGJARJE E VËRTETË: SI E PËSOVA PËR FAJIN TIM (4)

Pas vetëm gjashtë muaj të bisedës tonë, në kopshtin e babait tim u ngrit një shtëpi, me pesëdhjetë kuadrat, nuk ishte e madhe, por për mua ishte më se e mjaftueshme

U ndava për të dytën herë, përsëri po jetoja me prindërit. Kur hapa sytë, inspektori Blerim po qëndronte përskaj meje. - Duhet të qetësoheni. Krimineli si ai nuk ia vlen që ju ta humbni shëndetin për të. A dëshironi një pije? - më pyeti duke u sjellë sikurse pronar në shtëpinë time. Kërkova një gotë ujë dhe ai ma soli atë. - Më thanë se jam vetëm njëra ndër të tjerat që ai kishte mashtruar. - Po. Ka mashtruar shumë të tilla, por nuk keni pse të brengoseni. Kjo është puna jonë. Më në fund e kapëm dhe tash nuk ka si të shpë- tojë, më bindi. Përmes lotëve të mi, inspektorit po ia shpjegoja disa gjëra që unë i dija për Visarin. Pjesën tjetër të ditës nëpër shtëpi po gumëzhinte nga policët. Shkuan vetëm kur ra terri. Menjëherë e kam thirrur Ardtën dhe ajo mbërriti te unë brenda disa minutave. I tregova gjithçka që kishte ndodhur. Ajo po qante së bashku me mua. - Kush do të thoshte se Visari është një kriminel i tillë dhe se shtëpiza jonë i ka shërbyer si depo për armët e tij. Çfarë do të bësh tani?, më pyeti. - Çfarë mund të bëj, pos të jem e lumtur që edhe mua nuk më ka futur në gjithë këtë ngjarje, e që unë se kisha idenë, po i shpjegoja asaj me shpresën se nuk do të kem kurrfarë pasojash anësore. Babai im, shkaku i mënyrës së jetesës sime dita ditës po bëhej edhe më nervoz. Gjithnjë më thoshte diçka, pa marrë parasysh se a kishte apo nuk kishte arsye. Unë po dukesha gjithnjë e më e moshuar, ndërsa fjalët e tij i përjetoja gjithnjë e më rëndë. Sepse edhe në momentet kur do ta harroja gjithçka e keqe që më ka ndodhur, ai gjithnjë ma përkujtonte që të mos e harroja. - Nënë, a do të më lejonit ta ndërtoja një shtëpi të vogël në kopsht? Nuk mundem më kështu. Jam tridhjetë e pesë vjeçe. Nuk jam më foshnje. E kam të rëndë ta dëgjoj babanë duke më gjuajtur me fjalë. Unë e di se vetë i kam zgjedhur ish burrat e mi, por sikur ta dija se çfarë më priste me ta nuk do ta bëja një gjë të tillë. Kam gabuar, por vallë a duhet që një të tillë të ma përkujtoni për çdo ditë? Kam kursyer disa të holla, ndërsa kopshtin edhe ju e keni lënë anash. Mendoj se edhe për ju e ashtu edhe për mua do të ishte më mirë ta kem kulmin tim mbi kokë, i thashë nënës derisa ne dyja një ditë po bisedonim. - Kjo nuk është ide e keqe, vetëm nuk e di se si do të reagojë babai yt - edhe nëna ishte skeptike po aq sa edhe unë. - A do të zemërohej nëse e pyes? - kjo më interesonte. - Me siguri se po, por kjo nuk do të thotë se nuk ia vlen të provosh. Unë të kuptoj. Babai ndryshe i përjeton gjërat. Ti provo të bisedosh me të, e unë do të përkrah, ndoshta të dyja bashkë e thyejmë, më këshilloi nëna. Disa ditë rresht isha përgatitur për këtë bisedë me babin dhe më në fund kur mendova se ishte në disponim të mirë fillova me bisedën. - Baba, çfarë mendon të ma lirosh një pjesë të kopshtit? - isha e drejtpërdrejtë. - Nuk po them se vallë do të merresh me kultivimin e pemëve dhe të perimeve? - buzëqeshi. - Nuk po mendoja për një gjë të tillë. - Por? Çfarë po të sillet nëpër atë kokën tënde të çmendur? - po shfletonte gazetën që po e lexonte, që ishte shenjë e mirë se mund të vazhdoj me bisedën. - Jam shumë e vetëdijshme se prania ime në shtëpi po shkatërron privatësinë tënde dhe të nënës. Nuk dua t'ju pengoj, por nuk kam nga t'ia mbajë. Nëse marr me qira një banesë, kjo do të ishte humbje e të hollave dhe kurrë nuk do të kem asgjë timen. Po mendoja, ndoshta do të më lejoje në kopshtin tënd ta ndërtoj një shtëpi të vogël? Kështu edhe ju do ta gjenit paqen tuaj, e po ashtu edhe unë - thashë unë. - Vogëlushja ime, kjo është gjëja më e mençur që ndonjëherë ka dalë nga goja jote. - Do të më lejosh? - Me kënaqësi. Kështu të hollat do t'i shpenzosh me më kualitet - më tha duke më relaksuar. Si për murimin po ashtu edhe për mjeshtrit unë nuk dija gjë, babai gjithçka kishte marrë përsipër. Ai i kishte gjetur mjeshtrit, kishte rregulluar dokumentet dhe ishte përkujdesur për krejt materialin. Unë vetëm po jepja të hollat, e kur ato më përfunduan, ai dhe nëna më dhuruan disa prej tyre. I pranova edhe të hollat e tyre. Ishin këto momentet kur ne po pajtoheshim më së miri dhe për gjithç- ka po merreshim vesh. Ata ishin të lumtur, e po ashtu pasi që në fund do ta kisha kulmin mbi kokë. Pas vetëm gjashtë muaj të bisedës tonë, në kopshtin e babait tim u ngrit një shtëpi, me pesëdhjetë kuadrat, nuk ishte e madhe, por për mua ishte më se e mjaftueshme. Për mua ishte e përsosur, por pas pak ndodhi një tragjedi. Prindërit e mi vdiqën në një ndeshje komunikacioni. Duke shmangur një mur në rrugë kishin kaluar në shiritin e kundërt. Nga ana e kundërt kishte rastisur një shofer i ri , që po voziste shumë shpejtë se sa që ishte e lejuar. Kishte ndodhur përplasja, dhe që të tre kishin vdekur në vend. /vijon/

(Kosova Sot)

18 orë e 37 minuta më parë
10/12/18