Ngjarje e vërtetë: Më braktisi për shkak të një reklame (7)

  • 29 April 2019 - 16:14
Ngjarje e vërtetë: Më braktisi për shkak të një reklame (7)

- Isha i vetëdijshëm se femra si ju duhet të jetë e vetëdijshme për bukurinë e vet. Vishni rroba të gjera, qëndroni ulur dhe nuk shoh nën rroba, por aq sa vlerëson syri im, ju jeni një nga femrat më të bukura që kam parë dhe kam takuar ndonjëherë. Do të dëshiroja të t'i bëja disa incizime provuese. Natyrisht, nëse më lejoni. Kur t'i përpunoj, do t'ju lajmërohem dhe më pas do të flasim për punë, nëse jeni të interesuar - tha derisa në duar po mbante fotoaparatin e tij. - A është kjo kamera e fshehur? Samiri ju ka dërguar? Kjo është edhe një nga lojërat e tij, apo jo? Turp të keni. Kam menduar se jeni fotograf serioz dhe artist. Më besoni, nuk do të përfundojë kështu. Nuk jeni vetëm ju të afërt me mediet. Më intereson ta di se çfarë do të thotë publiku, kur të dështojë se në çfarë mënyre më jeni drejtuar! Kurrë nuk kam menduar se një artist mundet të bie kështu, kaq ulët - më shkonte mendja se kjo ishte vepër e Samirit. Deridiku, nuk e dija se ata njiheshin, por nga gjithë ajo që kishte ndodhur ishte e lehtë ta kuptoja se disa gjëra nuk i kam ditur.

- Nuk po ju kuptoj. Çfarë kamere e fshehur? Edhe kush është Samiri - ishte e qartë se ishte i habitur. - A e njihni Samirin? A mos nuk ju ka kontraktuar ai që të më drejtoheni - edhe vetë isha e habitur. - Nuk po e njoh atë njeri. Askush nuk ma ka paguar që t'ju ofrohem. Ju kam vërejtur dhe kam menduar se mund të bashkëpunojmë. Nëse nuk jeni të interesuar, flisni lirisht - po vazhdonte të fliste, duke mos lëshuar aparatin nga dora. E kam vëzhguar, e pasigurt për mënyrën se si t'i drejtohem. Nëse nuk e ka dërguar Samiri, të marr pjesë në një reklamë për rrjetin e shitjeve të qendrave tregtare do të ishte më shumë se një hakmarrje për ish-burrin tim. Kështu do të mund ta shikonte se jo të gjithë më përjetojnë në të njëjtën mënyrë. Nga ana tjetër, nuk isha e bindur në fjalët e fotografit. - Me të vërtetë mendoni se prej meje do të mund të bësh një grua të interesuar nga syri i aparatit - e pyeta e pasigurt. - Zonjushë, keni krejt çfarë kërkoj nga një grua që do të veshë rrobat dhe që do të reklamoni në katalogun e ri. Nuk e di nëse keni shumë punë apo jo, më jeni dukur disi e pikëlluar derisa ju kam vëzhguar. Nëse janë të hollat në pyetje, që ditëve të sodit kjo vërehet te shumica, ndoshta kjo ofertë do të mund t'ju ndihmoni t'i zgjidhni disa probleme.

- Nuk janë të hollat në pyetje, edhe pse gjykimi juaj është i saktë. Jam e pikëlluar. Më kanë ndodhur gjëra jo të mira në jetë, por nuk kanë lidhje me të hollat. Nëse pranoj ofertën tuaj, kjo nuk ka të bëjë për të hollat. Kam punë dhe fitoj mirë. Më lejoni që për shkurt të mendoj rreth propozimit tuaj - i thashë, mora kartelën e tij dhe i kam premtuar se do ta lajmëroj. Samiri kishte bërë kërkesën për shkurorëzim. Kishte përdorur të gjitha lidhjet e tij dhe, shumë shpejtë i gjendëm para gjykatësit. Secili prej nesh kishte shprehur qëndrimet e veta, janë bërë të gjitha formalitetet, e më pas pasoi edhe shkurorëzimi. Shtëpia më ka mbetur mua, e atij vila në det. Isha kujdestarja e fëmijëve të mi, e gjykatësi atij i ka caktuar një alimentacion mujor, duke u bazuar në të ardhurat e tij. Të gjithë që na kishin njohur, pos prindërve të mi dhe miqve që e kanë ditur se çfarë ka ndodhur, ishin mbetur të habitur kur kanë dëgjuar për shkurorëzimin. Nuk kisha vullnet që dikujt t'ia shpjegoj se çfarë kishte ndodhur. Njerëzit e dashur i kisha pranë vetes, kjo më mjaftonte. Natyrisht, isha e lënduar me atë që na kishte bërë, por as për së afërmi nuk kishte dhimbje më të madhe se pa-interesimi i tij për fëmijët. Ata po vuanin, e unë kam vazhduar t'ua jap dashurinë dhe kujdesin për aq sa mundja dhe dija. (vijon)

(Kosova Sot)