“I dashuri im nuk më kënaq në krevat”

  • 25 June 2019 - 11:40
“I dashuri im nuk më kënaq në krevat”

Historitë e dashurisë janë nga më të ndryshmet. Letra dërguar ekspertes E.Jean tregon se si një vajzë është e dashuruar me partnerin e saj, por ai nuk e kënaq në krevat. Kështu, ajo kërkon një këshillë për të zgjidhur këtë problem që po ndikon në të ardhmen e romancës së tyre.

Letra: I dashuri im prej tre vitesh është qesharak, i zgjuar, i qëndrueshëm dhe ka ngjashmëri të madhe me George Clooney, por nuk është aspak i mirë në shtrat. Unë mendoj se nuk mund t’i mësoj stile të reja pasi është 37 vjeç. Çdo gjë tjetër mes nesh është e përkryer përveç kësaj pjese, kështu që duhet ta anashkaloj apo t'i jap rëndësi? Jeta ime është në duart tuaja. Pa presion.

E.Jean: Thjesht thuaji të dashurit tënd se çfarë do. Vish të brendshme seksi me një palë çizme të gjata dhe bëj çdo veprim që të ndezësh imagjinatën e tij. Një 37-vjeçar është më i aftë, më pasionant dhe më i etur se një adoleshent kur bëhet fjalë për mësimin e pozicioneve në krevat.

(Kosova Sot Online)