Ngjarje e vërtetë: Si e ngjalla epshin e vjetër për ta shpëtuar martesën (4)

  • 01 April 2020 - 15:27
Ngjarje e vërtetë: Si e ngjalla epshin e vjetër për ta shpëtuar martesën (4)

Njeriu ishte disi i zymtë, por jo edhe aq budalla sa për të mos e kuptuar se me mua vetëm se humbet kohë. Pas pak kohe, ai kishte konsumuar pijen e tij dhe kishte shkuar. Më mundonin mendimet se tani do të pasojë dikush tjetër, dhe se unë përsëri duhej të përgjigjesha në pyetjet pa lidhje, të cilat zakonisht i shtrojnë meshkujt. Dhe, frika ime u tregua se ishte frikë me vend. Nuk ia dola as ta kthej kokën në njërën anë, kur prapa shpinës sime po dëgjoja një zë dhe një pyetje krejt tjetër: - Mirëmbrëma, vendi përskaj jush a është i lirë? Ky zë kësaj radhe ishte më i ëmbël dhe më i kulturuar, dhe nga ky zë po më rrëqethej i tërë trupi. Nuk dita si të sillem me të. - Natyrisht, vetëm urdhëroni. Po pres një shoqe timen, e cila tashmë po vonohet, por edhe kur të vijë ajo, do të ketë vend sa të duash. - Faleminderit, jeni shumë të sjellshëm - më tha ky mashkull, duke buzëqeshur. - A vini shpesh në këtë vend këtu? - vazhdoi me pyetjet. - Jo, për mua kjo është hera e parë. Një shoqe imja ma ka sugjeruar këtë lokal. Në fakt, atë jam duke e pritur.

Po ju? - Edhe për mua është hera e parë, por nuk duket të jetë vend i keq. Vetëm nuk po e kuptoj pse pronarët e këtyre lokaleve, të gjithë mendojnë se muzika duhet të jetë kaq e zëshme dhe kaq e zhurmshme. - Ndoshta pse dëshirojnë që sa më shpejt t'i përfundojmë pijet dhe të shkojmë prej këtu. - Mirë e ke, pajtohem me ty. Po shoh se tashmë jeni duke pirë, a më lejoni që edhe unë të porosis diçka për veten time? - Vetëm urdhëroni, pse do të kisha diçka kundër kësaj. Për këtë arsye njerëzit edhe vijnë në lokale të tilla, apo jo? - Ah, po. Kam harruar të prezantohem. Unë jam Leutrimi dhe jam këtu në kërkim të një zonje të bukur, së cilës kam për t'i thënë diçka me rëndësi. - Më vjen mirë, unë jam Nora dhe kam dalë sonte për t'u çlodhur pak, për të mos i penguar burrit, i cili ose është para ekranit televiziv ose është para kompjuterit. - Ooo, çfarë gabimi dhe çfarë dëmi. Të kesh një grua kaq të bukur, ndërsa kohën ta kalosh para ekranit televiziv apo para kompjuterit. - Këtë e keni thënë vetëm pse jeni i kulturuar. Nuk ju besoj asnjë fjalë të vetme - po buzëqeshja. Biseda po vazhdonte plot me shaka dhe të qeshura. E kemi pirë edhe nga një pije dhe vendosëm ta ndërrojmë lokalin. Shkuam në një tjetër vend për darkë. Pas darkës, ky 'tipi' që po më vardisej më pyeti: - Dhe, ku po shkojmë tani? Te ju, tek unë apo në ndonjë hotel? Sikur të mos më dhimbseshin të hollat do të shkonim në hotel. Kështu shpirti im prej një shtëpiakeje fitoi dhe nëpër rrugët e lagura shëtitëm deri në shtëpi. Sanija po na priste në shtëpi me një shampanjë të ftohtë në frigorifer.

- Njerëz, ja ku jam tani, nëse jeni të uritur. Vajza po flinte si një engjëll, as nuk e kishte vërejtur se prindërit e saj kanë një natë të hareshme, natë të zhurmshme. Atë natë përsëri e kemi gjetur rrugën për deri te njëri-tjetri. Rrobat e mia të brendshme nuk kishin rastin të ekspozohen. Ishte gjithçka e përkryer edhe pa to. Ditmiri, duke u ankuar, më tregonte për problemet, me të cilat po ballafaqohen kohëve të fundit në punë. Është krizë, kishte frikë se firma e tij do të bankrotonte. Se ai do të mbetej pa punë, ndërsa që me brengat e tij nuk dëshironte të më ngarkonte edhe mua. E unë po i tregoja për frikën time, pikëllimin dhe dëshpërimin. I kemi premtuar njëri-tjetrit që kurrë më mos t'i fshehim ndjenjat tona, brengat dhe frikën. Thënë të drejtën, dashuria kërkon që edhe gjërat e këqija të ndahen mes vete jo vetëm ato gjërat e mira, apo jo? Pas të gjitha këtyre peripecive, Sanija, shoqja jonë magjistare dhe me plot imagjinatë, përsëri po buzëqeshte. Krejt në fund, ne shpëtuam martesën tonë, ndërsa që fajtori as nuk isha unë, por ajo që edhe ishte më e rëndësishme fajtori nuk ishte as bashkëshorti im. E gjitha ishte si pasojë e një krize të vogël në vendin e tij të punës, si dhe mungesë e komunikimit të ndërsjellë midis nesh. FUND

(Kosova Sot Online)