Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (31)

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 16:20
Roman dashurie: E vërshuar nga puthjet (31)

-Por, Laura njëkohësisht është edhe personalitet! Personalitetin, të cilën, gjatë vitit të kaluar, nuk kam dëshiruar ta njoh. -Ja, tani do ta kesh rastin ta përmirësosh këtë. Redoni ishte futur në mendime derisa po fërkonte mjekrën. -Ke të drejtë, plani yt duket i mrekullueshëm, i tha mikut të tij. Vetëm nuk më pëlqen fakti se duhet ta gënjej Laurën. -Po e përsëris, që të dy vetëm dobi do të kesh prej kësaj. -Interesante... -Redoni po vërente ngadalë përparësitë e planit të mikut të tij. -Laura dhe unë vetëm, në vilë... -Në provën e martesës! Vetëm pa seks - pyeti shpejt. -Do të më duhej ta lusja që të qëndrojë sa më larg prej meje, dhe të mos vishet në mënyrë provokuese.

Thuaji asaj që mjeku të ka paralajmëruar se aktiviteti seksual do të mund të kushtonte me jetë. -Po, kjo gjithsesi do të mund të ndihmonte! -Redoni po qeshte me disponim. -Mendoj se do ta pranoj planin tënd, i tha mikut të tij! Do të më ndihmonte t'i definoj ndjenjat e mia karshi Laurës. Për momentin e di se nuk po kam dëshirë të ndahem prej saj, dhe se nuk do të mund ta përjetoja ta shikoj me një mashkull tjetër. -Kjo arsye mjafton, që edhe veten edhe atë ta testosh. -Po, e vërtetë! Sa më shumë që mendoj për atë lloj testi, gjithnjë e më shumë po më pëlqen. Mendoj se nuk do të jemi të drejtë ndaj Laurës, mirëpo do të ishte edhe më jo e drejtë nëse e harroj, apo të ndahem prej saj, e të mos e njoh mirë dhe në mënyrë të drejtë. -Atëherë, u morëm vesh! Vetëm duhet të mendojmë rreth asaj se si do ta informojmë Laurën. -Do të dëshiroja ta bësh ti këtë - iu drejtua Redoni mikut të tij. Nuk dua që askush, përpos teje, të përfshihet në këtë.

Do të ishte më së miri ta takoja Laurën diku, kinse rastësisht. A e di se ku do të mund të vinte deri te ky takim? -E di. Laura dy herë në javë, dhe atë gjatë pasdites, shkon në një sallon të caktuar të flokëve. Më saktë, shpresoj se nuk i është qepur pas ndonjë mashkull deri më tani, por shpresoj se ende nuk ia kanë ndaluar hyrjen në atë sallon të flokëve. -Përse do ta bënin këtë? Përreth gojës së Redonin fshihej një buzëqeshje.

Sepse nuk është e rehatshme si kliente. Është shumë problematike. Unë isha aty kur i kishte bërtitur njërit prej stilistëve. Më beso, sikur të isha në vendin e tyre, që moti do t'ia kisha rruar të gjitha flokët. -Mendoj se këtë problem e kanë të gjitha femrat e bukura. Ato herë pas here mendojnë se janë të veçanta, dhe se duhet njerëzit të thyhen pas tyre. Po ta them, Redon, bukuria dhe fama paraqesin tundime, me të cilat njerëzit e kanë të vështirë të merren. Ato nxitin komplekse të vlerave të ndryshme, shkaku i të cilave që të gjithë i durojnë. Do të jetë interesante si do të durojë në vilë, ku do të jetë vetvetja, e ajo ashtu si e përjetojnë dhe e shikojnë të tjerët. (vijon)

(Kosova Sot Online)