Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (11)

  • A.P /
  • 14 September 2020 - 15:18
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (11)

Kishte aguar edhe dita e katërt e qëndrimit të tyre në banjë. Librin e kishte lexuar, kështu që iu desh të furnizohej me revista, në mënyrë që t’i shkurtojë orët që i kalonte nëpër kafeteri apo në dhomë. Për çdo mbrëmje kalonte në kafeterinë, ku e kishte takuar Blerimin, por nuk kishte guxuar që të hynte dhe të ulej brenda. Dëshironte që ta shihte diku, por njëkohësisht edhe kishte frikë nga takimi midis tyre. Ditën e katërt po binte shi, një ditë e vërtetë vjeshte, shiu thuajse nuk do të ndalonte kurrë. E vendosur në dhomën e saj po prite mbrëmjen.

E kishte kapur një lloj nervozizmi, pasi që nuk lëvizte shumë. E më pas ndaloi shiu dhe Ganja kishte vendosur që të merrte pak ajër të pastër. Në banjë thuajse nuk kishte pasur shpirt të gjallë. Nga kafeteria aty dëgjohej muzika, por në rrugë nuk ishte askush. Ishte nisur nëpër një rrugicë, kishte kaluar përmes hotelit të saj me qëllim që të mos e humbasë hotelin. Banja nuk ishte e madhe, qytezë e vogël, por në terr dhe si e panjohur, nuk kishte dashur të binte në sy. Porsa kishte vendosur të kthehej prapa, nga terri doli një mashkull. Pothuajse sa nuk kishte bërtitur, pasi që ishte frikësuar si kurrë më parë. - Gane? Nuk jam ndoshta aq i tmerrshëm në terr? Ia kishte njohur zërin. Doli nga hija dhe kishte qëndruar para dritës. Sytë e kaltër iu përpinë. – Qenkeni ju? Nuk ua kam parë fytyrën, e ky ishte edhe një faktor i befasisë. – Unë kam menduar se jam njeriu i vetëm i çmendur që shëtit poshtë dhe lart, nëpër baltë, por, po e shikoj se ka dhe të tjerë. A keni dalë për shëtitje, apo keni ndonjë punë?

– Po shëtisja, por kam vendosur të mos bëj eksperimente me vendet që nuk i njoh. – Mund të shëtisim së bashku? Apo do të më refuzoni sikurse edhe herën e fundit? Ndoshta ky takim nuk ju lejon të më hiqni qafe pa arsye? – Me sa duket. Kishte shpresuar të mos e vërente sa ironi kishte në zë. – Epo? A do të shkojmë në shëtitje së bashku? Kishte menduar pak kohë dhe kishte marrë vendim. Kishte dëshiruar të mos jetë e paedukuar. – Në rregull, pse jo? Së paku shpresoj se përkrah jush nuk do të humbas diku.

– Edhe unë shpresoj ashtu. Mund të merremi vesh për tri gjëra, para shëtitjes? – Cilat janë ato? – E para tymos, ngacmojmë njëritjetrin, si e dyta, lirisht më mbani për dorë dhe si e treta, kur të lodhemi të shkojmë më pas për pije. Ju duk se ai po urdhëronte dhe po dëshironte, kështu që mundej vetëm të pajtohej. (vijon) 

(Kosova Sot Online)