Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (13)

  • A.P /
  • 18 shtator 2020 - 15:32
Roman dashurie: Atëherë kur më së paku e pret (13)

– Rastësisht. Më është dashur që të vij këtu me një shoqe timen, por në momentin e fundit asaj iu desh të hiqte dorë. Unë jam sakrifikuar shkaku i saj, sepse ajo e kishte të domosdoshme të largohej nga qyteti për pak kohë, por gjithçka ka ndryshuar. – Shpresoj se nuk je pishman pse gjithçka ka rrjedhur kështu? – Jo, së paku jo shumë. – Sikur të mos kishe ardhur këtu, nuk do të kisha pasur fatin të takoj dhe të njoftoj. Tani fytyra e saj e kuqe mund të dallohej nga larg. Kishte provuar ta ulte kokën poshtë dhe kështu ta fshihte turpin, mirëpo nuk ia kishte arritur. – Hej, ti je skuqur sikur një adoleshente. – Po më jep komplimente, prandaj edhe jam skuqur. – Vetëm mos ma thuaj se nuk je mësuar të japin komplimente, kështu që do të ta them se je një gënjeshtare e mirë. – Edhe nuk jam mësuar aq shumë ...

– Nuk po të besoj. E pse je e vetme? Ku e ke mashkullin tënd, që do të duhej ta mbante dorën, që të bënte ndonjë çmenduri në mënyrë që të pushtonte një femër si ty? Ganja u struk. Këtë nuk e kishte kuptuar si kompliment. – Ti këtë në mënyrë shumë të kulturuar po dëshiron ta dish pse në vitet që kam, nuk jam e martuar apo pse nuk kam burrë, por pse kështu e vetme po shëtis nëpër një banjë? – Nuk kam menduar ashtu ... – Kjo është punë për mua. Nëse diçka e tillë të intereson apo të lë përshtypje, duhet ta dish se pas vetes sime kam një martesë të dështuar. Blerimi qeshi, që Ganen e kishte nervozuar edhe më shumë. – Çfarë ka tani për të qeshur? – Atë që e kemi të përbashkët, që të dy jemi të shkurorëzuar. Tash fytyra e saj ishte shumë serioze, e mllefi i kishte humbur nga sytë ezmerë. – Edhe ti je i shkurorëzuar?

– Po, i freskët. Për tri javë i mbush një vit. – Unë jam e shkurorëzuar më gjatë. Martesa ime ka zgjatur vetëm pesë vite. – E imja vetëm tri. – Je më i mirë se unë. – A ta pyesim veten tonë për arsyet apo ta lëmë të kaluarën të qetë? – Më mirë ta lëmë ashtu si është. Nuk besoj se kjo është një temë e mirë që përshtatet me konsumimin e verës. – E nuk shkon as me këtë ndjenjë të bukur që kam kur jam pranë vetes. Ishin shikuar drejt e në sy. U afrua drejt saj dhe e puthi. Nuk ishte tërhequr, ishte sjellë sikurse të ishte gjëja më natyrale në botë. – Ke buzë të bukura Ganja. Dhe, përsëri u skuq. – Në mënyrë të çuditshme ndikon tek unë. – Do të thotë se edhe ti po ndjen disa flutura në bark? – Po. – Mendoj se po dashurohemi në njëri tjetrin. – Kjo është marrësi! Ganja u tërhoq më në fund. Kështu kishte bërë edhe Blerimi, por më ngadalë dhe jo me vullnetin e tij. – Më fal që ta thash këtë. Më pëlqen, dhe atë shumë.

– Por kjo nuk ka lidhje me dashurinë. Njihemi pak. – Nuk beson në dashurinë në shikim të parë? Heshti. As vetë nuk e dinte nëse beson apo jo. Dikur moti kishte besuar. Pikërisht për këtë edhe ishte martuar. Mirëpo, kanë kaluar shumë vite dhe nuk dëshironte ta mendonte se diçka e ngjashme do të mund t’i ndodhte. – Po e shikoj se nuk dëshiron të bisedosh rreth ndjenjave. As unë nuk kam dëshirë, por me ty gjithçka duket natyrale. Dhe që tani të zhvisheshim lakuriq dhe të pinim në këtë tavolinë, besoj se do të mendoja se krejt është në rregull. Për një moment kanë kaluar në tema tjera dhe o shtireshin sikur kishin harruar se për çfarë kishin biseduar. (vijon)

(Kosova Sot Online)