Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (10)

  • E.K /
  • 06 March 2021 - 16:38
Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (10)

Përkundër tentimit të Adelinës për t'u përqendruar te fëmijët në skenë, mendja e saj po rrëshqiste te Tefiku dhe sjellja e saj te "Lottie's Greenhouse". Zotëriu që ishte, i kishte dërguar porosi natën e kaluar të shohë ajo ishte në rregull, por nuk po mund t'ia kthente porosinë. Si mund t'ia shpjegonte vetes që t'ia hapte derën një bisede të cilën nuk do të duhej ta bënte? Ajo nuk kishte nevojë ta shëronte zemrën e saj të thyer dhe Tefiku dhe familja e saj nuk kishin nevojë të dinin këtë. Përfundimisht, njëri nga fëmijët kishte një mjekër të bardhë të vendosur në fytyrë, që ishte shumë e madhe në krahasim me buzëqeshjen e tij dhe fytyrën e tij të vogël.

Ai po ashtu kishte një shkop, për t'i ndihmuar derisa po ecte, shkop ky që ishte tepër i gjatë për gjatësinë e trupit që kishte. Megjithëse faktin, krahasimet kishin arritur qëllimet e duhura. "Një nga këta Burrat e Mençur ishte me një lloj teli të butë me xhemba", i kishte pëshpëritur ajo nënës së saj. "Ajo kishte menduar se personazhit të tij i nevojitej një mbrojtëse". Djaloshi më i rritur, që aktronte njërin nga tre Burrat e Mençur bërtiti, "Ne kemi përcjellë një yll në rënie që na ka sjellë deri këtu". "Neve nga Mbreti na u janë premtuar shumë dhurata", tha njëri nga Burrat e Mençur, me zërin i cili ishte zë i dobët, e më pas zbriti nga skena, duke marrë me vete edhe dy Burrat e tjerë të Mençur. "Paqe në krejt botën", deklaroi djaloshi si njëri nga zërat e Burrave të Mençur. Një ditë ai do të vdesë... por jo edhe për gjatë, sepse ai është një foshnjë". Aktorët disi u hutuan.

E kjo me gjasë natyrisht se nuk kishte qenë fare në tekstin e tyre. Adelina dhe Besa po shikonin, derisa Djaloshi dhe të tjerët po mbulonin sytë duke u ndjerë të poshtëruar. "Lavdi për Zotin në qiell", bërtiti një nga aktorët me qëllim që ta shpëtonte skenën. Kjo skenë papritmas solli lot në sytë e Adelinës. Shumë shpejt, Adelina u kthye me fytyrë kah muri, në mënyrë që asnjë nga të pranishmit të mos e vërente se ajo tashmë ia kishte plasë vajit. Ajo u shtir se një qerpik i ishte futur në sy dhe se po largonte edhe disa flokë nga fytyra e saj. Nëna e saj e pyeti nëse ishte në rregull dhe shumë shpejt edhe nëna e saj u përqendrua në skenë. Kur shfaqja kishte përfunduar, turma ishte ngritur në këmbë dhe kishin filluar duartrokitjet. Fëmijët kishin formuar një rresht dhe të gjithë bërtitnin në shenjë lumturie, shumica në të njëjtën kohë. Adelina e kishte vërejtur madje se një nga fëmijët i kishte lagur pantallonat. Pas të gjithave, ata shkuan në shtëpinë e Besës për drekë.

Burri dhe djemtë shkuan në dhomën e ndejës përderisa gratë shkuan në kuzhinë. Adelina gjithmonë e kishte urryer këtë fakt në familjen e saj. Në fakt, kjo edhe ishte arsyeja pse ajo kurrë nuk kishte dashur të mësonte të gatuante. Të gjithë po e bënin nga një punë, ndërsa edhe Adelina i pyeti dhe po sillej nëse kishte ndonjë punë për të për të bërë. "A po dëshiron që unë t'i marr pjatat". "Sigurisht" tha Besa, pa e pasur fare problem këtë. "Pjatat e plastikës janë atje poshtë. Ka me ngjyrë të kuqe dhe të gjelbër, për kësi rastesh speciale. Adelinës nuk i kujtohej kur për së fundmi kishte përdorur pjatat prej plastike. Jo që nga koha kur ishte larguar nga ishulli. Më pas hapen dy shishe. (vijon)

(Kosova Sot Online)