Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (15)

  • E.K /
  • 11 March 2021 - 15:48
Roman dashurie: Shumë larg shtëpisë (15)

Derisa po qëndronte aty, ajo kishte vërejtur zhurmën që vinte nga uji. Ajo kur e ndjeu këtë zhurmë, vërejti se diçka po vinte në drejtim të saj. Dhe, ishin pikërisht disa delfinë. Ajo u relaksuar, dhe po kënaqej me pamjen e ofruar. Atëherë po mendonte për Tefikun, duke thënë me vete se ky do të ishte një moment i hatashëm, në mënyrë që ta ndante së bashku me Tefikun. Papritmas një delfin doli jashtë ujit dhe po sillej mbi sipërfaqen e ujit. Ai po notonte thuajse mbi ujë, sikur të ishte një velë. Ai po frushkullonte me ujin, derisa nganjëherë ata shfaqeshin në horizont e më pas hidhej në ujë.

Buzëqeshja e Adelinës po zgjerohej me praninë e tyre. Kur kjo shfaqje e delfinëve tashmë kishte mbaruar, ajo tashmë kishte mbetur aty e lumtur. Tefiku e duartrokiti atë kur e kishte arritur bregun. "Këta delfinë po provonin që të pushtonin ty, ta fitojnë zemrën tënde", thaai, derisa po e tërhiqte kajakun ngadalë në rërë. "Zot, do të mund ta bëja këtë gjithë ditën" tha ajo, derisa sytë e saj po xixëllonin, thuajse po vallëzonin nga eksitimi. Ajo as që brengosej për flokët e saj të cilat tashmë era po i përplaste në të gjitha anët, e disa prej tyre i ishin përplasur në faqe.

"Me siguri se do të mundje. Ti je natyrale, deklaroi ai. "Është e mahnitshme", tha ajo, duke ia hedhur duart atij përreth qafës. Përnjëherë ajo u tërhoq, faqet e saj u skuqën zjarr. Më vjen keq. Nuk po provoj të bëj lojëra me ty, Tefik, të betohem. Unë dua të ta shpjegoj pothuajse çdo gjë, por vetëm se nuk jam e gatshme". "Unë jam një mashkull që kam shumë durim Adelinë. E kam me gjithë mend", tha ai. Ai hezitoi, pasi që nuk dëshironte debat rreth asaj se cila mund të ishte pyetja tjetër. Ai nuk kishte dëshirë ta frikësonte atë përsëri. Në anën tjetër, ajo ia kishte rrëfyer ndjenjat. "Miqtë e mi kanë një ndejë me rastin e Krishtlindjeve, nesër mbrëma.

Në fakt janë miqtë nga shkolla, jo se do t'i mbaje mend ata", e nguci ai. "Emrat", e nxiti ajo. "Do të vjen Toni me gruan e tij, nëse të kujtohet. Toni ishte gjithmonë pranë neve". Ajo e uli kokën, pasi që u ndje në siklet se nuk e kujtonte fare atë. Madje as disa emra të tjerë që ai i tha më pas. "Unë kam luajtur futboll me të", i tha ajo. "Edhe ti i kujtohesh atij, pasi që e kemi biseduar këtë çështje. Ata kanë dëshirë që të takojnë ty. Sytë e tij të kaltër po shkëlqenin, e Adelina po e shikonte." Adelina i tha, "Po ndihem kaq budallaqe, kam bllokuar kaq shumë njerëz, nuk ju kam dhuruar vëmendje. Nuk e ke idenë sa e vetë obsesionuar që isha". "Ti po shikoje përpara, në vend se të shikoje përreth vetes.

Nuk po jetoje momentin" i tha ai. "Një gabim i zakoneshëm". "A isha së paku e mirë me ty, sa ishim në shkollë" e pyeti ajo, duke ia ngritur mjekrën që ta shikonte më mirë. "Gjithmonë ishe e sjellshme dhe e butë", i tha ai. "Gjithçka mbaje për vete, zakonisht shikoja librat që i kishe në librari. Dëshiroja t'i lexoj poezitë tuaja". Adelina nuk po mund të besonte se kishte dëshiruar t'i lexonte poezitë e saj. Me siguri se do ta lejonte ta bënte këtë, sikur ta dinte. Askush në familje nuk kishte interes, por arsimtarit të anglishtes. (vijon)

(Kosova Sot Online)