Ngjarje e vërtetë: Si më lëndoi mashkulli të cilin me të vërtetë e doja (6)

  • E.K /
  • 17 March 2021 - 15:50
Ngjarje e vërtetë: Si më lëndoi mashkulli të cilin me të vërtetë e doja (6)

- Gane, shpresoj që të mos kem frikësuar - tha ai. - Mendova, nëse dëshiron të pish kafe... do të mund të ta sillja... në fakt edhe për vete... - tha ai, duke u skuqur, derisa unë ia kisha ngulur sytë. - Më vjen keq, por nuk kam kohë për kafe - thash me ftohtësi. Ndoshta ndonjëherë tjetër - murmurita më shumë për vete, duke dalë nga zyra. - Në rregull, atëherë ndonjëherë tjetër - tha ai. Tani arsyeja e ardhjes së tij mu bë plotësisht e qartë dhe ndjeva sesi më skuqeshin faqet.

Me gjasë edhe ai kishte marrë vesh se sa lehtë shkoja në shtrat me meshkuj, prandaj ka vendosur që ta provonte fatin. Budallai, njëherë! - mendova e zemëruar, duke kuptuar në anën tjetër se sa të drejtë kishte pasur ai që të mendonte ashtu. Megjithatë, duke dalë nga zyra nuk munda të mos e vëreja shikimin e tij të dëshpëruar. Mu ai shikim më shtyri që, atë pasdite, të mendoja mirë e mirë rreth sjelljeve të mia. Nga ajo ditë daljet e mia u rralluan. Kësaj i kontribuoi edhe biseda me Sarandën. Me vështirësi të madhe ia pranova asaj, por edhe vetes: - E kam dashur me gjithë zemër, por ai më pas më lëndoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Duke fjetur herë me një, e herë me mashkullin tjetër, mundohesha që ta ndëshkoja për atë që më kishte bërë. Për fat të keq, vetëm tani kuptova se vetëm unë isha viktima më e madhe në tërë këtë. Saranda, kaq shumë më vjen turp për shkak të sjelljeve të mia - thash me zërin që më dridhej pasi që mbarova me rrëfimin tim. - E di sa e ke dashur Jonuzin dhe, deri diku, mund t'i kuptoj sjelljet tua edhe pse nuk i arsyetoj ato. Dhe, a ke menduar ndonjëherë se sa shumë je duke e rrezikuar shëndetin tënd duke shkuar në shtrat me tërë ata meshkuj të panjohur? Ke mundur ta merrje ndonjë sëmundje - tha ajo me shqetësim. - Po, tani e kam të qartë këtë. Por, për mua rëndësi kishte vetëm ta bëja Jonuzin të vdiste nga xhelozia dhe të vuante aq sa kisha vuajtur edhe unë - thash duke qarë. Ajo më shikoi me dhembje, më pas ma dha një lajm të keq. 

Gane, nuk di a ke dëgjuar, por Jonuzi do të martohet. Dukej se Jonuzi kishte qenë i sinqertë atë ditë kur më tha se ishte dashuruar në atë femrën. Ndoshta kështu e kishte dashur fati. Ndoshta me të vërtetë nuk kishte dashur që të më lëndonte. Ishte koha që ta harroja. Diku thellë në vete e dija se, përfundimisht, kisha filluar ta falja dhe ndjeva një lehtësim të madh. - Shpresoj që të ketë fat - thash duke buzëqeshur. - Nga thellësia e zemrës sime shpresoj që gruan e tij të ardhshme të mos e lëndojë ashtu sikur që më ka lënduar mua - thash me zë të qetë, derisa Sandra më shikonte e habitur.

Nga ajo ditë jeta ime u kthye me të vjetrën. Kuptova se sjellja ime ishte tepër e paarsyeshme dhe se, përpos zanit të zi, me të nuk kisha arritur asgjë tjetër. Nuk mu desh që të shkoja larg, meqë dashuria e vërtetë e jetës sime në fakt kishte qenë para hundëve të mia. Ndoshta Gjoni ishte i turpshëm dhe nuk ishte aq atraktiv sa Jonuzi, por ai e di se çka dëshiron nga jeta. Çdo ditë me dashurinë e tij dhe me vëmendjen maksimale ma bën me dije se nuk janë të gjithë meshkujt njësoj. Më vjen keq që nuk kisha kuptuar më parë se ishim bërë për njëri-tjetrin. FUND

(Kosova Sot Online)