Roman dashurie: Ai i vërteti (38)

  • E.K /
  • 30 prill 2021 - 15:54
Roman dashurie: Ai i vërteti (38)

- Po, por a jo për lumturinë? - Jo, por nga pikëllimi sepse kam dëshiruar të jam i pari. I pari dhe i fundit. E dëgjonte me neveri. Ishte menduar se Rinori po imagjinon gjithçka, se është e pamundur ta ketë ndjerë dhe të mos i kishte shprehur ndjenjat. - Duke menduar se mund të humbas përgjithmonë nuk të ftova për në det. Për këtë arsye e mora femrën tjetër. Por ti nuk mu lajmërove, fillova t'i bie pishman, e kur më lajmërove se ke të dashur, unë u çmenda. Të urreja dhe i thosha vetes sa budalla jam që nuk të ftova, se tashmë një tjetër të ka. Më flisje për të se si je e dashuruar deri në vesh, e mua nuk më përgjigjeshe në thirrje. Dhe atë natë në restorant gjithçka ishte shkatërruar. Kisha vendosur që e kisha më të lehtë të mos të shoh fare se sa ta mundoj veten time.

Edhe un dëshiroja të të lëndoj. Më ke dhënë rastin dhe shkuam në shtrat. Ishte aq bukur, sa që kisha vendosur ta ndërpres nga frika secilën marrëdhënie që kishim. Dhe ja, kështu, deri në momentin kur më ke thirr mbrëmë. Sikur të mundej Doruntina ta shihte veten e saj në ato momente, me të vërtetë do të kishte pasur frikë. Ishte e zverdhur e tëra. - Nuk po mundem ta besoj atë që po ma thua ... - Të vërtetën. Vetëm të vërtetën. - Unë ty shumë moti të kam dashuruar, e ty thuajse nuk të kishte rënë kurrë ndërmend të më shikosh si femër. - E di. Më vjen keq që kjo ndjenjë ka shkuar përgjithmonë. U shikuan edhe për disa çaste, e më pas, sikur të jetë porositur, buzët e tyre u bashkuam. U puthën gjatë, ngadalë, butë, duke u kënaqur me prekjen e buzëve të lagura dhe gjuhët e tyre. - Në fakt, unë mendoj se kurrë nuk kam reshtur së qeni i dashuruar në ty, vetëm se jam mësuar në mendimin se nuk mundem të të kam.

Po e sheh se mundesh... - Tash po e sheh... por kurrë nuk do të më shkonte mendja... që ty ... e heshti, por Rinori ia ngriti kokën që t'ia shikoj sytë. - Çfarë? Çfarë jam unë? - Ai i duhuri, ai i vërteti ... Kapitulli njëzetenëntë: - Nënë, a i ke marrë ilaçet? - Po, po, i kam marrë. - A e ke marrë shurupin për forcim? - Edhe atë e kam marrë, mos u brengos, shko lirisht, mos më shtro aq shumë pyetje. Doruntina u ul dhe e puthi nënën. Nuk ishte befasuar kur ajo ia kishte kthyer puthjen. - Unë po shkoj, e ti pas gjysmë ore shko në gjumë. - E ti kënaqu shumë. - Po, ashtu do bëjmë, unë dhe Rinori po shkojmë në teatër. - Bukur. Puthe në vendin tim. - Do ta puth. U nis në drejtim të derës, por e ktheu zëri i nënës.

A kisha të drejtë? - Për çfarë? - Po për Rinorin de... Ta kam thënë që gjithmonë ishe e dashuruar në të. A kisha të drejtë? Doruntina qeshi. - Kishe të drejtë. Të lumtë. Unë vetes nuk ia pranoja këtë. - E edhe ai është i dashuruar në ty. - Duket se po. - Mirë, shkoni ju. Nëse për asgjë tjetër, për shkakun se u bashkuat ju të dy, më vjen mirë që kam pësuar infarkt. Kur kishte dalë nga banesa, Doruntina kishte menduar se si dashuria e ndryshon njeriun, sidomos kur e kupton dhe e zbulon se ekziston. E në rastin e saj, jo se e kishte zbuluar se e dashuron Rinorin, por nga dita në ditë e dinte se sa shumë Rinori dhe nëna e saj e dashuronin atë.

FUND

NGA NESËR MUND TA LEXONI ROMANIN E RI “GRUAJA ME SEKRETE”

(Kosova Sot Online)