Roman dashurie: Një jetë më e mirë

  • A.P /
  • 13 June 2021 - 14:14
Roman dashurie: Një jetë më e mirë

Me shenjat e para të diellit në dhomën e Jehonës, ndërsa që zhurma nga jashtë po mund të dëgjohej edhe brenda. Fshatarët me të madhe po bërtisnin, pasi po shkonin në treg, shtëpiaket kishin dalë në rrugë, duke mos e kursyer aspak zërin e tyre për t'i shitur prodhimet e veta që i kishin sjellë në treg për t'i shitur. Shoferët e përgjumur po frenonin makinat e tyre për të mos i shtypur fshatarët e pakujdesshëm. Janja po provonte ta zgjaste gjumin dhe ëndrrat e bukura, por kjo nuk po i shkonte për dore. U ngrit nga shtrati, kishte fshirë sytë dhe po e kuptonte se kishte filluar edhe një ditë tjetër. Nga dhoma e ditës nuk po dëgjohej asnjë zë, kështu që nga dhoma e saj u shpërngul në dhomën e ditës. Si gjithmonë, në dhomën e ditës ishte rrëmujë.

Në tavolinën e vogël prej drurit po qëndronin ende shishet e birrës. Ka gjasa t'i ketë pirë më shumë se tridhjetë gota, por se vajza as që po guxonte t'i numëronte se sa shumë kishte pirë. Edhe taketuket ishin plot me cigare të shpenzuara, e aroma e nikotinës pothuajse po e ngufaste. Por, për Jehonën kjo ishte një mëngjes si gjithë të tjerët. Ishte futur në banjë, ishte krehur mirë dhe kishte ardhur në përfundim se sa shumë i ishin rritur flokët. I kishte lidhur në bishtalec, e më pas duke ecur në maja të gishtërinjve ishte futur në dhomë. Ishte vetëm ora gjashtë, e kështu që kishte mjaft kohë t'i shikonte njerëzit poshtë ndërtesës, si po silleshin rrugëve poshtë e lart. Nga një femër po i interesonte si ishte e veshur. Aty ishin edhe disa shoqe nga shkolla që i njihte. Në sytë e të gjithë atyre femrave, Jehona ishte një grua e mjerë, fëmija i Milotit të dehur, që me pijen dhe kumarin e tij nënën e saj e kishte dërguar në varr. Madje, edhe në shtëpinë, në të cilën jetonin, shihej se nuk kishte dorë mashkulli. Kopshti i tyre tashmë ishte dëmtuar, dera ishte e larguar nga vendi i saj, fasadë e shtëpisë kishte rënë, xhamat në dyert e hyrjes ishin thyer, derisa kulmit të tyre po i mungonin disa tjegulla. E dikur nuk ishte ashtu.

Deri kur ajo ishte 13 vjeçe, nuk kishte qenë ashtu, edhe pse ishte e vogël dhe e varfër, i kishte ngjarë shtëpisë së gjyshes. Nëna e saj e mjerë, e kishte rritur dhe punuar mirë kopshtin, me plot lule, e dera e saj kishte qenë e ngjyrosur me ngjyrë të fortë të kuqe. Nëna e Jehonës kishte punuar si mësuese në shkollën fillore, por kishte arritur që burrit të saj, elektricistit më të mirë në lagje, t'ia përgatiste ushqimin më të mirë, e që vajzën e saj të vetme ta mbushte më së miri me dashuri dhe plot jetë. E më pas ndodhi fatkeqësia e tmerrshme, e cila brenda natës ka ndryshuar jetën e saj. Në fakt, Milot elektricisti, derisa po kthehej nga puna, nuk kishte shikuar kur kishte kaluar rrugën. Atë e përplasi një kamion dhe për më shumë se një muaj mjekët kishin luftuar për jetën e tij. (vijon)  

(Kosova Sot Online)