Roman dashurie: Një jetë më e mirë (15)

  • A.P /
  • 27 June 2021 - 10:21
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (15)

Kishte hasur edhe në dy albume plot me fotografi nga fëmijëria. Kishte aty edhe letra që i kishin pranuar nga miqtë dhe kushërinjtë, panorama dhe urime, kuti me zbukurimet për bredh. Edhe pse kishte menduar se nuk kishte gjë që do ta merrte nga shtëpia, Jehona kishte vendosur që në Prishtinë të merrte diçka nga kujtimet. Duart i ishin bërë të zeza nga pluhuri. Kishte shkuar në banjë, kishte pastruar duart, e më pas po mendonte rreth planeve të veta. Kishte lajmëruar Selamiun dhe i kishte treguar çfarë kishte në plan të bënte. Në zërin e tij kishte ndjerë shqetësimin, por ia kishte dalë ta qetësonte dhe në fund ta bindte se gjithçka ishte në rregull. Kishte lajmëruar edhe dikë, por me ato duar i nevojitej kohë për t'u rregulluar. Ia kishte sugjeruar një kafiteri për t'u takuar, vendin ku dikur kishte punuar si kameriere dhe ishte befasuar shumë kur kishte pranuar të takoheshin aty, sepse kishte pritur t'i thoshte se një vend i tillë nuk ekziston më.

Kishte bërë pyetje nëse hoteli "Pluton" ekziston ende, e më pas është drejtuar atje, ishte lajmëruar në recepsion dhe ishte ngjitur në dhomë, kishte bërë një dush dhe kishte ndërruar rrobat. Kishte vendosur grim dhe këmbë ia kishte mësyrë qendrës së qytetit. Kapitulli nëntë Midis lokaleve të reja,e kishte njohur atë ku dikur kishte punuar si kameriere. Hyri brenda, duke mos i hequr syzet e diellit. Në karriget e vogla të rrumbullakëta kishte vërejtur të ulur disa djem. Po e shikonin me interesim. Një djalosh me flokë të gjatë madje edhe kishte fërshëllyer. Ishte bërë kinse nuk i vërejti. Ishte ulur në separe dhe po shikonte anash nëse kishte ndonjë njëri që ngjante me Agimin. Nuk e vërejti. Vajza e re, me faqe të kuqe i ishte afruar me buzëqeshje dhe e kishte pyetur se çfarë dëshironte për të pirë. - Kapuçino dhe ujë mineral. Më thoni a mos ka qenë këtu një zotëri, nuk e di si duket, merret me ndërtimtari.. Vajza nuk ndërhyri para se ta përfundonte. - Po mendoni për Agimin? Ai më tha se po e pret një zonjushë. - Po, po, e ka emrin Agim. Mos më thoni se ka qenë këtu? Jehona ishte e vetëdijshme se ishte vonuar së paku 15 minuta.

- Jo, jo, ai nuk ka qenë këtu. Po rri ulur atje poshtë. - Poshtë? Kafiteria nuk kishte pjesë tjetër, por me sa duket kjo ka ndryshuar tashmë. Kishte shikuar më tej dhe kishte vërejtur shkallët ku dikur ishte bodrumi. Iu falënderua asaj dhe u nis shkallëve poshtë. I ulur në karrige me shpinën kthyer, ishte ulur Agmi. Iu afrua duke e analizuar. u ngrit i buzëqeshur dhe ia zgjati dorën. Gjunjët iu drodhën. Diçka në sytë e tij i dukej e njohur. Përsëri, një njeri kaq të bukur nuk e kishte takuar kohë të gjatë. - Kërkoj falje për vonesën. Nuk është ky një qytet i vogël si e kujtoj unë. - Asgjë, as unë nuk jam i saktë. Trafiku është i turbullt këtu në krahasim me Prishtinën, por ka shoferë pa përvojë që e pamundësojnë arritjen me kohë. U kthye nga shoku, sepse zëri i tij e qetësonte. (vijon)  

(Kosova Sot Online)