Roman dashurie: Një jetë më e mirë (19)

  • E.K /
  • 01 July 2021 - 15:51
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (19)

Ju faleminderit, por nuk nevojë të më vozitni. Po dua që të shëtitëm. - A t'ju përcjell? - Jo, shëtitjet e mia janë të lodhshme për meshkujt. - Dhe, kam menduar se do të më refuzonit. Dukeni si shumë e vetëdijshme, si një femër e pavarur të cilës nuk ia vlen t'i kundërvihesh. E paguan llogarinë dhe dolën. - A ju përgjigjet nesër në ora njëmbëdhjetë? Deri atëherë edhe kontrata do të jetë e gatshme. Më pas do të shkojmë në vendin tënd, dhe do të shikojmë se çfarë do të ndalni nga gjërat dhe çfarë do t'i dërgoni familjes së varfër. Fakti se ai do të futej në shtëpinë e të atit të saj, pluhurin dhe papastërtinë që do ta shikonte, e kishte frikësuar. - Unë me dëshirë të gjitha do t'i bëja vetë.

Herët në mëngjes do të shkoj atje, do ta vendos se çfarë i takon asaj familjes dhe vetes do t'ia paketoj gjërat që do t'i marr me vete. Kishte menduar se ishte nxjerrë mirë. - Dëshira jote për mua është urdhër. Kishte menduar se ai nuk po i vardisej, por kishte ndjenjën se po e shikonte si Jehonën e dikurshme, në pantallonat e zbehura. Sikur të ishin takuar në kryeqytet, do të ishte e bindur se dukej e bukur. - Atëherë po e dërgoj shoferin në ora dymbëdhjetë? A po të përgjigjet? - Unë zgjohem herët, deri atëherë do të jem e gatshme. - Si të dëshironi, do të thotë në mesditë te hoteli? - Po. U ndanë. Jehona nuk e kishte vërejtur se Agimi po e shikonte pasi u ndanë.

Kapitulli i njëmbëdhjetë: Kur kishte arritur në hotel, kishte konstatuar se kishte ndenjur plot dy orë me Agimin. Ishte shtrirë në shtrat dhe symbyllur kishte menduar për gjithçka që i kishte ndodhur. Nëpër fytyrë po i sillej fytyra e Agimit. Kur kishte dalë më tarracë, ajri i freskët e kishte shtyrë të mendonte që të gjente një restorant të mirë dhe të darkonte. Po shëtiste nëpër qytet me bindjen se askush nuk e njihte. Jehonës po i kujtohej gjithçka. Po e krahasonte dukjen e qytetit tash me atë pamjen se si ishte dikur. Gjithçka ishte më e ndritshme. Kishte gjetur një restorant të mirë, muzika ishte e qetë, e secila tavolinë kishte lule. Po buzëqeshte me veten kur po e mendonte atë Jehonën e dikurshme, dhe se mendimet se kurrë nuk do të mund të futej në një restorant si ky edhe vetes t'ia paguajë një darkë të shijshme.

Pas gjysmë ore ishin ftuar disa njerëz të trashë që nuk kishin sjellje të mira. Ishin njerëz të pasur dhe qeshnin me të madhe. Por, kur e kishte shikuar vajzën që ishte me ta, e kishte njohur 'kolegen' kamerieren nga kafiteria ku kishte punuar edhe ajo dikur. Kishte të njëjtën fytyrë. Jehona kishte dëshiruar që të fshihej. Por, që në momentin tjetër kishte dashur t'i lajmërohej, sepse ajo ishte mikja e vetme për të. E kishte thirrur kamerierin dhe e kishte lutur t'ju dërgonte pije dhe vajzën ta përshëndete nga Jehona, si vajza e Milot rrymës. Kamerieri ishte shumë i ri dhe nuk kishte ndonjë domethënie emri i të atit të saj, (vijon)

(Kosova Sot Online)