Roman dashurie: Një jetë më e mirë (33)

  • G.G /
  • 15 July 2021 - 13:32
Roman dashurie: Një jetë më e mirë (33)

E kishte kapur xhaketën, i kishte dërguar puthje dhe kishte dalë nga shtëpia. Jehona po qëndronte ulur në kolltuk dhe kishte mbyllur sytë. Po i mungonte Agimi. Po i mungonte qetësia që e bënte të ndihej e qetë, e lumtur, e sigurt, e relaksuar. Lazimit më as nuk po mund t'ia lëshonte sytë. Mirëpo, të gjitha të tjerat rreth saj i takonin asaj. Po shikonte në dritare.

Edhe qielli i ngrysur i Prishtinës po i buzëqeshte. Po dëgjonte zhurmat e trafikut, fyerjet e shoferëve të nervozuar dhe frenat nga larg. Kjo është melodia që e kishte pëlqyer që nga dita e parë, sepse ia kujtonte se ishte larg vendit ku ishte rritur. Kishte ndier nevojën që të bisedonte me dikë. Kishte lajmëruar Dafinën. - Shpirti im, më kanë thënë se dje nuk ishte në agjenci.

A je mirë? Ku je kështu? - Në Prishtinë, në shtëpi. - Kur ka arritur? Dje Lazimi e ka thirrur Selamiun dhe e ka pyetur nëse ke arritur. - Hiqmu tij… Dafinë, a mund të shihemi sot? - Natyrisht, për një orë do të jem në agjenci. - Të lutem, të takohemi në një vend të qetë ku askush nuk na pengon. - Diçka nuk është në rregull? Natyrisht, eja të takohemi në njërin nga ata restorantet e qeta ku ishim takuar për përvjetorin tonë. - Bën, shihemi atje.. - Shihemi zemër. - Dhe mos i thuaj gjë Selamiut. - Nuk i them, mos u brengos.

Gjithçka i ka treguar Dafinës. Nuk kishte lënë anash asnjë detaj, edhe pse nuk e kishte të qartë pse i tregonte, kishte ndier një lehtësim, kur kishte përfunduar tregimin. E nuk ia kishte idenë se çfarë reaksioni të priste. Dafina ishte e durueshme dhe e qetë, por e sinqertë në qëndrimet e veta. Do ta thotë nëse kjo nuk i pëlqen, do t'ia thotë arsye për Agimin.

- Sa romantike. Jehonën e kishte befasuar ky koment. - Dafinë, jam në kaos. Këtu i kam të gjitha që më bëjnë të lumtur. Ky qytet dhe kjo jetë janë ëndrra ime. Kurrë kam jetuar me babanë, as nuk kam guxuar të mendoj për një jetë si kjo, e tani i kam të gjitha, e kam të tmerrshme këtë ndjenjë se dua diçka tjetër. Nuk ekziston jetë më e bukur se kjo, a kupton?

Ndoshta kjo edhe është e ardhmja, dëshiron ta di pse më ka ndodhur e gjithë kjo. Thuajse atë që ma keni mundësuar ti dhe Selamiu do t'i hedh të gjitha për një mashkull. - Kënd e dashuron, ky është çelësi i situatës. Jehona po befasohej edhe më shumë. Dafina thuajse ishte në anën e asaj prej edhe nga kishte frikë Jehona. - Ti po më këshillon të lë gjithçka dhe të kthehem atje? - Nuk po të këshilloj gjë. Jehon shpirt, nuk është fjala se cilin fustan do ta veshësh për Vitin e Ri apo nëse njëra nga çantat do të përshtatet me këpucët që do të mbathësh. Këtu këshillat nuk vlejnë dhe nuk janë të mira. Tash fjalën e ke vetëm ti. - Unë, ……nuk mundem. Nuk ia vlen, thjesht jam e pavendosur.

- Do të provoj që të ndihmoj, por duhesh të jesh e sigurt se çfarë dëshiron nga jeta. - Siguri. Dua qetësie, dua që kurrë të mos më refuzojnë njerëzit. - Nuk je vetëm, më ke mua dhe Selamiun. Për qetësinë njeriu kujdeset vetë. Me rëndësi është që e vetme kurrë mos t'ia fillosh luftës. E siguria, në dashuri… në punë…. Kjo është diçka diskutabile. Siguri në çka, punë? Dashuri, në gjithçka? (vijon)

(Kosova Sot Online)