Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (7)

  • E.K /
  • 26 July 2021 - 15:50
Ngjarje e vërtetë: Për të isha vetëm edhe një më shumë (7)

Mirë mbrëma. Unë jam Ariana, udhëheqësja juaj - dëgjova pas vetes një zë të ëmbël femre. Kur jam kthyer, mbeta i habitur, duke e shikuar bukuroshen e re, e cila vetëm disa metra larg meje ajo po bisedonte me shoqen time. - Më vjen mirë, unë jam Zara. Në agjenci ia kanë lavdëruar. Ky është ekskursioni, i tretë në Spanjë, apo jo - e pyeti Zara femrën, e cila ishe prezantuar si Ariana. Edhe pse e kam parë vetëm nga profili, sa më shumë që po e shikoja, e dija se ishte fjala për të. Dikur bukuroshja 17 vjeçe, në të cilën si arsimtar asaj kohe isha dashuruar, po qëndronte vetëm disa metra larg meje. Edhe më tutje nuk më kishte vërejtur, pasi kishte shumë njerëz, e biseda dhe zhurma po ma pamundësonte ta dëgjoja bisedën e tyre.

Sa shumë kohë kishte kaluar që nga momenti, kur e kam kaluar herën e fundit, në kokë po i numëroja vitet .po kujtoj a se nga viti, kur ajo kishte përfunduar maturën kishin kaluar plot shtatë vjet, e ajo po shikonte në drejtim timin. Përnjëherë e kam kuptuar se edhe ajo më njohu. Në shikimin e saj e vërejta se kishte habi. Ktheu shikimin dhe vazhdoi bisedën me shoqen time. Edhe pse ndërkohë nuk ishim takuar kurrë, që nga atëherë nuk kisha ndryshuar shumë. Si një 33 vjeç, edhe më tutje isha i hijshëm dhe vital, pasi rregullisht po shkoja në palestër. Pos se pas vetes kisha një lidhje shumëvjeçare të dështuar, risia e vetme gjatë këtyre viteve për mua ishte ndryshimi i vendit të punës. Si arsimtar gjimnazi kam punuar disa vite në një shkollë tjetër, por jo në atë shkollën në të cilën Ariana kishte vijuar mësimet dehe ku ishim njoftuar.

Megjithëse të dy jetonim në kryeqytet, gjatë gjithë këtyre viteve nuk ishim takuar asnjëherë. Nuk e kam ditur nëse ishte martuar apo ku punonte, e tani kisha mundësinë ta kuptoj. A duhet t'i afrohem dhe ta kuptoj këtë? Nuk e dija se çfarë duhej të bëja, kjo për faktin falë takimit të papritur. - Lirisht mund të futeni në autobus - u drejtua njëri nga dy shoferët, duke e vërejtur se tash e një kohë të gjatë I habitur po shkoja nxënësit derisa po futeshin e po dilnin. - Po, gjithsesi, valixhet i kam vendosur tashmë - i thashë shoferit dhe hyra në autobus. U ula në njërën nga ulëset e para të autobusit. Shikimi po më ikte tej dritares, në drejtim të saj. Tash në bisedën e tyre ishte kyçur edhe dikush tjetër, i treti nga katër profesorë nga grupi ynë I ekskursionit.

Po udhëtonim me dy autobusë. Nuk e kam ditur, nëse ajo, si një nga dy liderët e grupit, do të vinte ë autobusin tonë apo jo. Unë i ngrirë po shikoja vazhdimin e ndodhive. Përnjëherë e kam vërejtur se ishte shumë e bukur, dhe isha shumë i bindur. Dikur bukuroshja me flokë të gjatë e të verdhë, tashmë po dukej shumë më e pjekur, por po aq e bukur si dikur. Flokët I kishte më kaçurrele dhe pak më të shkurtë. Të veshur kishte xhinse dhe një xhaketë, që aspak nuk e kishte zvogëluar hijeshinë dhe trupin e saj. - Arsimtar, a bën që ne të dy të ulemi në fund - mu drejtuan dy nxënës. - Vetëm uluni diku ku të dëshironi. Me rëndësi është të mos çrregulloni diçka - ju thashë atyre e vëmendjen e kisha diku tjetër. Përfundimisht ajo u nis në drejtim të autobusit, e unë po e ndieja se si zemra po më rrihte më shpejtë. (vijon)

(Kosova Sot Online)