Lexoni edhe:
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (11)
U ktheva më pas dhe ika. E prekur nga takat e larta, ika këmbëzbathur përmes barit, rreth parkut ku ka edhe shumë rërë, duke i injoruar të gjithë zërat që po më thërrisnin. Varrezat ishin vetëm disa kilometra larg shtëpisë së familjes time, prej shëtisë së Kyle. Unë shkova nëpër rrugën me baltë, duke injoruar thumbimet që më bëheshin nga gurët në rrugë. E mirëprita dhimbjen, dhimbjen fizike. Unë vetëm po vrapoja. Nuk kisha ekuilibër karshi dorës që kisha në allçi. Secilin hap që e bëja ndjeja dorën time të thyer, që më shtonte dhimbje. Unë me dalë dola në rrugë të drejtë dhe fillova të vrapoj. Unë e dëgjova një veturë, e cila u ndal në afërsinë time, dëgjova zërin e babait tim, i cili po më thoshte diçka. Shiu kishte lagur kokën time, gjithmonë ky shi, shi kurrë pa ndalur që nga dita kur ai vdiq.
Roman dashurie:Si u dashurova në ty (11)Lexoni edhe:
E injorova edhe babanë tim, e ktheva kokën, flokët e lagura më ishin ngjitur në mjekër, por se shiu vinte me shumë shpejtësi. Një tjetër veturë, një tjetër zë i injoruar. Po vrapoja, vrapoja e vrapoja. Ishte fustani i lagur kundër lëkurës time, që po më përplasej në ijët e mija. Kisha dhimbje në këmbë, djegie dhe thumbime. Dora po më shtonte dhimbje pas secilit hap. Pastaj hapat e mi kishin një hapësirë më të shkurtër midis tyre. Po dëshiroja të mendoja se ai është prapa meje. Se edhe ai po vrapon me mua, se së shpejti do të më kap Kyle për dore. Po mendoja se ai ishte prapa meje, se m'i kishte ngulur sytë në prapanicën time. Ky kujtim, ky mendim, ky imazh, ishte shpresa ime për të që po ma ndalte frymën, që po luftonte kundër lotëve dhe djersitjeve karshi pikave të shiut. Po vrapoja tash edhe më shumë hapi i madh ishte prapa meje. E lëkunda kokën, flokët m'u përplasën në gojë, isha e lagur.
Pas një kohe, butonat më ishin hapur, fustani më ishte bërë krejt transparent, gjoksin e kisha të ekspozuar. Ai po e mbante ritmin lehtas me mua. Ai nuk fliste, madje as më shikonte. Vetëm po vraponte pranë meje. Frymëmarrja jonë kishte filluar të sinkronizohej, që ishin me një ritëm shumë të njohur. Një kilometër prej shtëpisë, shkela në një gur të madh dhe lëndova kyçin. Para se të përplasesha në tokë, unë tashmë isha në duart e Colton-it. Ai ngadalësoi hapat, derisa po më mbante mua në duar, një dorë e kisha poshtë te gjunjët e tjetër sipër krahëve të tij. "Mundem të eci" i thashë. Colton u ndal dhe më lëshoi. Porsa peshova në kyçin e këmbës, u dorëzova dhe nuk po qëndroja në këmbë. "Më lejo të mbaj", tha Colton. "Jo", shtrëngova bicepsin e tij dhe bëra një hap. Më dhëmbi, por mund t'ia dilja. Kisha gjithnjë e më shumë dhimbje. Dhimbja nuk ishte aspak e këndshme. Po qaja nga dhimbja dhe kjo do të kalonte. Por, si t'ia bëj me dhimbjen që kisha në zemër, sepse kjo dhimbje po rritej çdo sekondë, minutë, ditë. (Vijon)
(Kosova Sot Online)