Ngjarje e vërtetë: Jeta me një mashkull të pakorrigjueshëm (1)

  • E.K /
  • 12 August 2021 - 15:51
Ngjarje e vërtetë: Jeta me një mashkull të pakorrigjueshëm (1)

- Ali! - e thirra mashkullin me të cilin jetoja. Nëse gjendej në dhomë, ai duhej të më dëgjonte, por nuk mu përgjigj. Bëra një grimasë, por u ndala kur dëgjova zhurmën e dushit. Kjo ishte arsyeja pse nuk më ishte përgjigjur. Nëpër derën e hapur pashë valixhen e tij të cilën e kishte bërë gati. Ai do të largohej për disa ditë, gjë që më dukej më gjatë sesa një shekull. Natyrisht, kur bëhet fjalë për një dashuri të madhe, aq sa dashuria jonë, as që mund të përshkruhej ndryshe koha që do ta kaloja pa të. Vetëm 30 minuta më parë më njoftoi se do të largohej për disa ditë. Pse gjithmonë kaq papritmas?

Natyrisht se më shkoi mendja se ai e bënte këtë me qëllim, por e hodha poshtë si të pabazë. Nuk doja që krimbi i dyshimit të depërtonte në mendimet e mia duke më ngacmuar pa pushim. Duhej që të kisha besim te ai dhe, e kisha atë. E njihja mirë. kishim dy vjet që jetonim bashkë. Kjo nuk kishte qenë një periudhë aspak e lehtë, por kam qenë unë ajo që kam fituar betejë pas beteje. Nga ai mashkulli i pagdhendur të cilin e njoha në fillim, e deri te mashkulli galant dhe me vetëbesim, sikur që do ta përshkruaja tani Aliun, tërë këtë e shihja si meritë time. Mora një filxhan çaj dhe dola në ballkon. U ula dhe mbylla sytë. Zemra filloi që të më rrihte me të shpejtë. Më kujtohej takimi ynë i parë. Në fakt, isha mahnitur nga fuqia e tij e ashpër, por kur kishte folur diçka më kishte penguar.

Po, unë gjithmonë kisha qëndruar në shoqëritë elitare, e ai me vetëm një fjali tregoi se sa ishte modestia e tij. U dashurova sikur të isha adoleshente edhe pse kisha 30 vjet. Aliu ishte një masë e përkryer, të cilën mund ta formësoja si të doja, e fakti se as ai nuk ishte imun ndaj magjive të mia, vetëm sa ma lehtësonte punën. Kisha durim me të. Zotin e kisha dëshmitar se ky durim ishte i pafundmë. Dhe, përfundimisht isha e kënaqur me rezultatin. Shpresoja që, së shpejti do të kurorëzoheshim. Kur Aliu u paraqit në derë, menjëherë ndjeva aromën e trupit të tij.

E shikoja me adhurim trupin e tij tërë muskuj, ngjyrë kafe të mbyllët. Një trup i tillë, i kombinuar me një fytyrë të bukur, më kishte bërë për vete dhe vazhdonte që të më mahniste sa herë që e shihja. E doja me gjithë shpirt këtë trup, e më së shumti e doja shpirtin e Aliut. Ai ishte i veçantë, aq i veçantë, saqë e ndjeja veten me fat që kisha pasur rastin ta njihja. - E dashur - zëri i tij melodik më bëri që të dridhesha. U ngrita menjëherë dhe u nisa kah ai. - Jo tani - më tha ai, sikur të m'i kishte lexuar mendimet. Ai kurrë deri më tani nuk më kishte refuzuar, prandaj e dija se kishte një arsye të fortë pse e bënte një gjë të tillë. 

Për gjysmë ore më duhet të nisem, e di - më tha dhe më puthi. Ishte ajo një puthje e zjarrtë, plot emocione, meqë që të dy ne kishim plot emocione. - Nëna ime nuk ndihet mirë. Do të kthehem pas disa ditësh - tha pasi që u largua pak nga unë. - A të vij edhe unë me ty? - i thash, duke u përpjekur që t'ia ofroja mbështetjen time. - Një herë tjetër - më tha. Sa herë e kisha dëgjuar një përgjigje të tillë? As vet nuk dija ta thosha. Gjithmonë gjente arsye që të mos më merrte me vete. Ma mori mendja se për çka bëhej fj

(Kosova Sot Online)