Ngjarje e vërtetë: Jeta me një mashkull të pakorrigjueshëm (2)

  • E.K /
  • 13 August 2021 - 15:56
Ngjarje e vërtetë: Jeta me një mashkull të pakorrigjueshëm (2)

Moti ma kishte pranuar se familja e tij ishin të varfër, se kishte jetuar për ekzistencë, dhe i vinte turp të më dërgonte në vendin e tij, nga i cili turpërohej. Në rregull - kam pranuar. Zgjedhje tjetër nuk kisha. Nuk kisha forcë ta shikoja në sy. E kam ditur se do të më mungonte fort, se dhimbja do të më shkatërronte në një mënyrë të çuditshme dhe vështirë të pajtohesha me të. - Më duhet të bëhem gati - Aliu u nis në drejtim të dhomës. Edhe unë u nisa pas tij.

Zemra po më rrihte si e çmendur. - Agnesa - Aliu më thirri derisa po vishej. Po më shikonte përreth meje, pastaj në dysheme, në shtrat, por jo edhe në sytë e mi. E kam ditur se çfarë pason. I nevojiten të holla, e ai nuk dinte si të pyeste. Për dallim prej meje, paga e tij ishte e dobët, madje edhe tepër për shijen time. Mua kjo kurrë nuk më kishte penguar. Bashkëjetesa do të thoshte ndarjen e të gjitha gjërave, e jo vetëm të dashurisë.

Diçka kam harruar - i thashë me buzëqeshje. U nisa në drejtim të sefit dhe nxora të hollat e freskëta. Po vëreja një egërsim në shikimin e tij. - Të faleminderit. Nuk po ndihem rehat, por nuk e di se sa do të kushtojë shërimi i nënës sime. - Kjo nuk është aspak problem. Një grua që ka lindur një njeri si ti, në fakt duhet të jetë e veçantë dhe e meriton më të mirën - ia thashë me butësi. Atë që e thashë edhe e kam menduar. I kam ndihmuar dhe gjithmonë do të bëj kështu.

Vetëm kam dashur të jetë i lumtur po aq sa isha dhe unë. I dhashë edhe më shumë të holla dhe u ula në qosh të shtratit. Po shikoja përgatitjet e tij të fundit. Po i merrja lakmi kujdesit të tij. Për çdo ditë falënderoja fatin që e kam takuar. Nuk e di se çfarë do të ndodhte sikur të mos e takoja. Ishte i veçantë, i bukur dhe gjithmonë i kujdesshëm. Jam munduar që edhe unë të sillem në të njëjtën mënyrë ndaj tij. - Kurrë nuk kam qenë më i lumtur - ma kishte pranuar. Natyrisht, fjalët e tij më kanë prekur. Kur i flet personi që e dashuron, ato kanë domethënie edhe më të madhe.

I buzëqesha. - Vetëm kthehu shpejt - i thashë. - Edhe do të kthehem. Ende nuk kam shkuar dhe tashmë po më mungon. Mezi po pres që të kthehem- ma pranoi fjalë më të mira nuk mund të fliste. Ato do të thoshin se më dashuronte, se dashuria e tij ndaj meje, sikur imja ndaj tij, ishte e madhe. Po, në këtë isha e sigurt më shumë se në gjithçka tjetër. - Do të lajmërohem - më premtoi. Pasi më ka përshëndetur, vetëm disa minuta më vonë, ai shkoi. Po e ndieja zbrazëtinë që e kishte lënë pas vetes. Me këtë zbrazëti nuk mund të merresha.

Vetminë nuk e shikoja si diçka të keqe, së paku derisa e kam takuar atë, deri kur ai erdhi te unë, që m'i kishte dhuruar të bukurat e jetës së përbashkët. Zemra po më dilte prej vendit. Jo, nuk guxoja të isha vetë, së paku jo atë pasdite. E kam thirrur Teutën, miken time në të cilën kisha plot besim. E vërtetë ishte se takimet tona nuk ishin të shpeshta më, por kisha një arsyetim.

Nuk mund të isha me të dhe me Aliun në të njëjtën kohë. Si mike, ajo duhej të më kuptonte, duhej ta dinte se jam e lumtur. Po luaja në kartën se ajo më kuptonte. - Alo - buzëqesha kur e kam dëgjuar zërin e saj nga ana tjetër e telefonit. - Pikërisht po mendoja për ty - më tha e lumtur. - Të shkojmë për kafe - e pyeta. - Ti e di që gjithmonë jam për këtë - u përgjigj Teuta. - Për gjysmë orë takohemi në vendin e zakonshëm - nuk kishte nevojë që të flasim më shumë, sepse gjithçka që dëshiroja t'i thosha, do ta kuptonte së shpejti. (vijon)

(Kosova Sot Online)