Roman dashurie: Si u dashurova në ty (68)

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 19:05
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (68)

Dëgjohen duartrokitje, e cila zbehet kur ai fillon akordet e goditjes së daulleve. Jam shumë mendjelehtë dhe krenare kur e sjell ndryshe versionin. Kjo është hera e parë që e dëgjoj duke e kënduar këtë këngë, nuk isha i sigurt se çfarë po dëgjoja, sepse ishte kaq unike, por më pas e kam njohur dhe gjithçka ishte mahnitshëm. Ai ka të drejtë për aranzhimin e të qetën brilant, sepse edhe është. Shumë shpejt është radha ime. "Ju njerëz ishit të mahnitshëm. Pjesa tjetër e stafit të Hugo-s është shumë vrasës, por kjo është pjesa ime e preferuar tek ai. Pra, sido që të jetë, Nell-i do të paraqitet solo, pas teje". Ai kishte insistuar që të jetë me mua, unë afroj paksa mikrofonin dhe filloj që përmes disa tingujve të nxehem paksa. "Hej njerëz. Unë kurrë më parë nuk kam kënduar e vetme, kështu që jini të mirë, ani? Po këndoj 'It's Time' nga "Imagine Dragons". Kthehem për ta shikuar Colton-in.

"Jam i përkushtuar këtë për ju, sepse më kujton kaq shumë për ty". Kur po vrapoja dhe dëgjoja nga lista ime se cilën këngë do ta këndoja për paraqitjen si të vetme, m'u kujtua kënga e caktuar. Është një këngë e hatashme që vjen si një inspirim i viteve të tetëdhjeta, që e dija se ishte një mbulesë interesante. Por, se ishte teksti që më plagosi, theksi që nuk ndryshonte kurrë, për të qenë kush je.

Colton ishte këtej rrotull për kaq shumë dhe i kishte qëndruar besnik për atë që ishte, duke refuzuar të ndryshonte apo të jetë i thjeshtë, sepse plotësonte pritjet e të tjerëve. Unë kam luftuar me këtë për një periudhë të gjatë kohore. Unë kam zgjedhur shkollimin dhe drejtimin e karrierës duke u bazuar në atë se çfarë kishin kërkuar të tjerët prej meje, se çfarë kanë dëshiruar prindërit prej meje.

Pas vdekjes Kyle, nuk kam mundur të zgjedh, nuk kam mundur të mendoj, madje nuk kam mundur ta ndjejë ndonjë dëshirë për jetën. Kam punuar për babin tim dhe kam shkuar në kolegjin e komunitetit. Babai im, gjithmonë më udhëzonte dhe më thoshte se biznesi dhe puna ishin gjëja e duhur për mua. Kurrë nuk kanë konsideruar diçka tjetër për mua.

Unë kurrë nuk kam menduar as për talentin as dëshirat e mija. Unë vetëm kam ndjekë planet dhe këshillat e tyre, pa bërë pyetje. Më pas ka vdekur Kyle, dhe disa muaj më pas e kam kuptuar se kisha nevojë për relaks, që të tërheq vëmendjen time nga dhimbja dhe faji. Kur kisha nevojë ta tërheq vëmendjen nga gjithë këto dhimbje, kitara erdhi si ngushëllim. Mësuesi i muzikës ishte një njeri moshuar, me flokë të thinjur.

Ai ishte një mësues i talentuar, i durueshëm dhe i kuptueshëm. Më e mira nga e gjithë kjo, dukej se ai e kuptonte se kisha nevojë që për dy orë të largohesha nga gjithçka. Ai kurrë nuk bënte pyetje, vetëm më mësonte, më mbante të zënë, duke mos më lënë asnjë hapësirë pos akordeve dhe notave. (vijon)  

(Kosova Sot Online)