Roman dashurie: Si u dashurova në ty (79)

  • E.K /
  • 09 October 2021 - 15:47
Roman dashurie: Si u dashurova në ty (79)

Rruga plot me drita, dritat e semaforëve ndryshonin tepër herët. Unë kaloj nëpër të kuqen, e më pas dëgjoj shumë bori dhe shumë sharje, shumë gishta të mesëm të ngritur. Më pas afrohem te shtëpia e prindërve të saj, por e di se ajo nuk është aty, pse do të ishte? Unë ndaloj aty pranë, në mes të rrugës, përballë shtëpisë së prindërve të Nell-it. E lë veturën me derën hapur, ndërsa që motorin e lë të ndezur. Një panik më ka mbërthyer disi, ishte kaq i thellë dhe kuptoj, por nuk po mundem të ndaloj, as veten as panikun. Vetëm mund të lëviz me të, le të më pushtojë. Unë po kaloj nga dera kryesore e familjes Hawthornes, duke e përplasur dhe duke e hapur me dhunë. Po e dëgjoj kur një xham u thye dhe dëgjova britmat e një femrës. "Colt! Çfarë dreqin-çfarë je duke bërë këtu"? Rachel Hawthorne ishte aty, ndërsa që dorën e kishte vendosur në shenjë se ishte habitur dhe e frikësuar, derisa një huti dhe frikë shihej në sytë e saj.

"Ku është ajo"? "Kush? Çfarë - çfarë je duke bërë këtu"? "Ku…është…Nell-i"?. Zëri im ishte i ulët dhe i frikshëm. Ajo vëren kërcënimin në zërin tim dhe lutet, zbehet dhe fillon të dridhet dhe largohet. "Colt…unë nuk e di çfarë-është jashtë duke vrapuar. Ka dalë për vrap". "Ku shkon ajo kur vrapon", i kërkova ta di. "Pse dëshiron ta dish? A jeni ju të dy…"? "Ku shkon ajo Rachel"? Jam duke qëndruar larg saj vetëm disa milimetra. Më duhet të sprapsem, por nuk por mundem. Rachel ishte frikësuar, ishte e bardhë si një çarçaf. "Ajo është te-te rruga e vjetër. Në veri".

Po dal nga dera duke vrapuar, me shpejtësi të madhe. Terrori më mbështjell. Po më pushtonte, po më shtynte. Ajo është shtatzënë dhe më me dëshirë del për vrap se sa të bisedojë me mua, por kjo nuk mjafton dhe ishte një reagim ky që nga mëngjesi po më çmendte. Po vjen drejt rrugës përballë meje, ishte e tmerrshme, ndërsa që mua më duhej ta gjeja atë. Këmba ime ra në baltë, duke lënë prapa meje gjithçka. Tani ishte errësirë. Yjet në qiell dhe hëna po më rrethonin. Gjaku im po ndizej flakë, zemra ime po rrihte shpejtë dhe peshonte më rëndë ndërsa që duart i kisha të shtanguara në grusht. Po dridhem, tashmë isha duke vrapuar për dy kilometra, dhe nuk isha në formë si më moti që isha, por nuk po mundem të ndaloj. Nuk mundem. Jo se nuk dua… Nuk po mundem.

Edhe një kilometër tjetër dhe e di, kam ngadalësuar. Po i bëj presion vetes sepse, më duhet ta gjeja. Prona e Farrell, bar të lartë dhe fusha të vjetra, dhe shtigje me lisat pranë. Do të kisha mundur t'i kaloj pranë e të mos e vëreja. Por, ja ku është, Zot faleminderit. Ajo ishte ulur, e lodhur e fytyrën po e mbante me duar. Nell-i dukej e thyer e unë nuk e di se për çfarë arsye. Unë shkoj përreth saj, dhe më pas e preku në kraharor. Ajo madje as nuk përgjigjet, as nuk më ndjen, as që më shikon. E kapi me duart e mia, ndërsa që diçka e gratë dhe me djersë kaplon duart e mija. Toka ku ajo ishte ulur ishte e lagur. Një pjesë e madhe e barit ishte nxirë me lëngun e errët. Gjak. Ta hajë dreqi. "Nell, shpirt"? "Mos më quaj ashtu", papritmas një zë dhe një britmë. Ajo largohet nga përqafimi im dhe bie në tokë, zvarritet larg meje dhe fillojnë të vjellat. "Ka shkuar…ka shkuar, ka vdekur…" E di se çfarë ka ndodhur dhe madje nuk e mendoj as fjalën. (vijon)

(Kosova Sot Online)