Ngjarje e vërtetë: Më pëlqen vjehrri im (2)

  • E.K /
  • 01 March 2022 - 15:57
Ngjarje e vërtetë: Më pëlqen vjehrri im (2)

- Çfarë fatlume je ti! I suksesshëm dhe i bukur - po më ngucnin. Erdhi i saktë si ora dhe më ka dërguar në një klub tërheqës, ku zakonisht grumbulloheshin artistët. Tremën fillestare shpejt e kemi kaluar. Një apo dy gotë me shampanjë, muzika e mirë dhe atmosfera na ka liruar. Pas pak kohe e kam kuptuar se cinizmi me këtë djalosh nuk më nevojitet. Jemi kuptuar aq mirë, kështu që të gjitha maskat ranë dhe unë jam sjellë me të thuajse e njoh tash e njëqind vjet. Isha ajo që isha. Koha na ka fluturuar sa hap e mbyll sytë e tema nuk kishte rëndësi. I kam folur pothuajse gjithçka për veten time, e edhe ai ma ktheu në këtë mënyrë. E kam kuptuar se të qenët piktor e ka në gjene, në fakt, edhe i ati i tij dhe gjyshi po ashtu ishin piktorë. I ati i tij për më shumë se tridhjetë vite ishte zhvendosur në Angli, ku kishte blerë dhe shtëpi.

Diego kishte lindur aty. Nëna i kishte vdekur që para njëmbëdhjetë viteve, nga kanceri. Me të atin jetojnë bashkë dhe kurrë nuk kishte menduar të zhvendosej në Angli. Në fshat ishte më bukur, sepse është larg tollovisë nga qyteti. Në Argjentinë shkonte shpesh në vizitë te gjyshi dhe gjyshja, që nuk dëshirojnë të largohen nga shtëpia për më shumë se dy-tre javë. I ati jeton nga piktura dhe ishte artist i njohur. Takim pas takimi dhe… tashmë pas dy muajsh, Diego dhe unë jemi martuar. Prindërve të mi nuk u erdhi mirë sepse nuk e kanë ditur në çfarë po futem, sepse bëhej fjalë për një djalë nga një vend i largët.

Por, pas shumë thirrjeve telefonike duke ju treguar gjithçka për të, dhe kur e kanë vërejtur sa i dashuruar jam me të, janë pajtuar me martesën tonë. Ne të dy ishim të lumtur dhe nuk dëshironim ta shpenzonim kohën: kemi dashur të martohemi, dhe atë përnjëherë! Kemi vendosur që lidhjen tonë ta kurorëzojmë në Londër, ku jemi njohur. Porsa e kemi caktuar datën e dasmës, Diego kishte vendosur të shkonte në vizitë dhe të njihej me të atin tim. Kurrë në jetë nuk kam pasur aq shumë tremë. Piktori i madh po marton djalin e vet të vetëm. E kam ditur se nuk do të jetë e lehtë të fitoj simpatinë e tij. Jam përgatitur edhe për më të keqen. Derisa me veturë po shkonim në shtëpinë e Diegos, tek unë po shtoj padurimi.

Diego më qetësonte, duke komentuar se i ati i tij ishte njeri i thjeshtë, spontan, por nuk i kam besuar. Të gjithë fëmijët kështu mendojnë - thashë unë. Shpejtë kemi arritur. - Dhe ti këtë e quan kasolle - u mahnita kur parkoi veturën në parkun e madh, përballë vilës së madhe. E vendosur në këndin e malit, me tre kate dhe shumë tokë, dukej si një kështjellë që dominonte me rrethinën. - Mirëmbrëma - në takim na erdhi një personazh i buzëqeshur. - Ti je e reja ime e ardhshme? Unë jam Armando - u ofrua dhe më ka përqafuar fort. Nuk e di përse më është rrëqethur lëkura. As sot nuk mundet ta shpjegoj këtë. Vetëm se, ai përqafim në mua ka nxitur pasionin. Isha bërë qull nga koka e deri te thembrat. Mezi ia thashë emrin tim. Armando më ka përqafuar derisa jemi nisur për në shtëpi, i lumtur duke ma shpjeguar ambientin, kishte shumë pemë, bimë shëruese. Aspak nuk e kam dëgjuar çfarë po flet. Një zjarr me pasion ishte zgjuar dhe më kishte pushtuar dhe, e vetmja gjë që mendoja ishte se si puthej ai njeri. Buzët e plota, pak me kënde të ngritura, ishin të krijuara për mëkat. (vijon)

(Kosova Sot Online)