Ngjarje e vërtetë: Shtrenjtë e pagova dashurinë time rinore (5)

  • E.K /
  • 21 June 2022 - 15:47
Ngjarje e vërtetë: Shtrenjtë e pagova dashurinë time rinore (5)

- Me të vërtetë je një tigreshë, por as unë nuk jam i keq, apo - tha ashtu duke hedhur veshjet e mija. Kurrë më shumë në jetë nuk kam ndier turpërim dhe poshtërim më të madh. Me dëshirë do ta ngufatja me duart e mia. Dreqi e marrtë! Nuk do të më shkatërrosh vetëm ashtu, do të luftoj! Do të mbijetoj, e më pas vjen dënimi i merituar, po mendoja me mllef. Nga mendimet më zgjoi cingërima e telefonit. - Ohoho, më duket se kemi një zogëz - tha ashtu buzëqeshje. - Alo, Toni, moti nuk jemi parë - me kërcënim e hapi telefonin. - Dëgjo, i ke dy orë që të shfaqesh me të hollat tona. Nuk më intereson ku je! Diana jote është me ne, nëse nuk vjen … - Pëllumbi do të dëgjojë. I thuaj si kemi kaluar bukur, mos harro t'i tregosh se unë kurrë nuk bëj shaka. Dy orë - tha me mllef. - Toni… - mezi i thashë dhe më pas ia plasa vajit. - Të lutem, mos çaj. Gjithçka do të jetë në rregull. Po vij menjëherë. Mos vallë të kanë tmerruar? Nuk arrita ti përgjigjem sepse linja më është ndërprerë. Po çaja edhe më shumë, por ai më shpërqendroi. Në atë moment përsëri u fut Gëzimi. - Thirri Toni. Jemi marrë vesh për kohën dhe vendin. Porsa të marrim të hollat, zhdukemi nga këtu. Por, shpejto, të shkojmë - tha ai. - E çfarë do të bëjmë me vogëlushen? - Qëndro këtu. A nuk po vdes urie, dikush do ta gjejë. Mes tjerash, nuk po më intereson - tha ftohtë. Me gjithë se, me gjithë trupin po dridhesha, në fjalët e tij kam ndjerë ofshamën. Pra, nuk do të më vrasë, edhe kjo është diçka, po mendoja. Pasi ata më kanë mbyllur dhe shkuan,disi ia dola të rri në këmbë.

Nuk e kishte idenë qe sa isha këtu. Një ditë, dy, tre apo katër. Po ndieja plogështi, e zorrët ma kujtuan se ka kohë që nuk kam ngrënë. Derisa lotët më rrëshqitnin nëpër fytyrë, po shikoja pa shpresë në kasollen e errët. Për fat të keq, nuk ia dola ta vërej as derën. U ula në një qoshe dhe po çaja. O Zot, do të mbetem këtu - po mblidhja forcën e fundit. Në atë moment m'u duk se po më thërret dikush. Mu duk se po imagjinoja, por zëri po ofrohej. Toni, ky është Toni im. Do të thotë gjallë është! Oh, Zot faleminderit - po i falënderohesha vetes. Dyert u hapën dhe depërtoi drita. - Diana, dashuri, çfarë të kanë bërë? Oh, Zot, ti ke gjak. Sa budalla që isha e të lashë vetëm. Më fal dashuri, të lutem më fal. Nuk e ke idenë sa kam pasur frikë se nuk do të gjej, se do të ishte vonë. Zot, çfarë kam bërë unë? Kafshët të kanë dhunuar, apo jo - ishte ky përfundim më shumë se pyetje.

Të dua më shumë se jetën, e gati të kam vrarë - po qante si foshnjë e vogël duke më përqafuar. As vetë nuk e di sa kemi qëndruar ashtu dhe kemi qarë. E kam parë se Toni kishte ndjenjën e fajit. - Gjithçka do të jetë në rregull - ia dola të them, derisa Toni përsëri ia plasi vajit. - Po dashuri, megjithëse më nuk kam as të holla, nuk kam as banesë e as veturë, tashmë të kam ty. Je kaq e bukur, ti vlen sa gjithë pasuria për mua. Gjërat do të ndryshojnë. Do të gjesh një punë normale. Të dua Diana, dua që ta dish këtë. E dashur, tani po të dërgoj në spital - tha derisa më kapi para duarsh sikur të isha foshnjë. Dua ta dish, se kam dëshirë të jesh gruaja ime, derisa vendimi të mbetet ty nëse do të vendosësh të jesh gruaja ime. - Tashmë kam vendosur. Me dëshirë do të martohem me ty. Në fytyrë përsëri më rrodhën lotët, por se kësaj radhe ishin lot gëzimi. /FUND/

NGA NESËR MUND TË LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË:

SEKRETI I HESHTUR

(Kosova Sot Online)