Ngjarje e vërtetë: Sekreti i heshtur (6)

  • E.K /
  • 27 June 2022 - 15:48
Ngjarje e vërtetë: Sekreti i heshtur (6)

Për dallim prej saj, pothuajse gjithnjë ikja nga shtëpia. Ndodhi që edhe ditën e lindjes nuk isha me të, por edhe pa mua ajo e lindi një vajzë të bukur. Kur për të parën herë e mora në duar mendova se si dukej si një engjëll. Pa marrë parasysh se isha i sigurt se nuk ishte e imja, e pëlqeva në shikimin e parë. Kur erdhën në shtëpi, nuk ndjeja asnjë obligim ndaj saj, përkundrazi. - I dashur, gjithë kohës sa isha shtatzënë mu duk se nuk je i lumtur për foshnjën, por tani e shikoj se kisha faj.

Dashuria jote ndaj saj rrjedh nga qenia jote - më tha Maliqja një ditë. Era u rrit, më thërriste baba, e unë e përjetoja si vajzën time. Kishte ditë kur mendoja se nuk ishte vajza ime. Një ditë i takova derisa bashkë luanin me kukulla, Era për një moment u ngrit në shtratin e vet. Po kërcente në të, këndonte nga lumturia, e unë dhe gruaja e shikonim së bashku. Për një moment, këmba iu lakua dhe fluturoi me kokë në dollap, ra në dysheme pa ndjenja. Po i dilte gjak. Maliqja shpejtoi për ndihmën e parë, e unë lajmërova ndihmën e shpejtë. Era u desh të shkonte në operacion dhe na lutën të japim gjak.

Infermierja që më mori gjakun i tregova ku qëndron problemi. Më shikoi e zbehur, nuk tha gjë. Era u operua me sukses, e disa ditë më pas kur i kemi ardhur në vizitë në korridor kam takuar infermieren që ma kishte marrë gjakun, më tha se dëshiron të fliste me mua, e më pas më tha se vajza dhe unë kemi të njëjtin gjak. E falënderova për bisedën, por nuk u besoja atyre fjalëve. Ditën tjetër kam lutur një mik timin mjek, ta bëjë testin e atësisë. Me të vërtetova se isha i ati i Erës. Nuk mund ta përshkruaja gëzimin që ndjeja. Kur vajza jonë përfundimisht u shërua dhe harroi në ditët që ishte në spital, përsëri e kam vizituar mjekun, i kam treguar të gjitha dhe kam përsëritur edhe njëherë testet.

 Hm, analiza është jo e mirë. Lëvizshmëria e spermës është e ngadaltë, gjasat janë të vogla për ngjizje. - Ia thatë mundësitë? Do të thotë megjithëse të vogla, mundësitë për sukses janë - e pyeta. - Pikërisht ashtu, diagnoza ishte ashtu siç dëshiroja, kërceva nga karrigia dhe e kam përqafuar, e po ashtu dhe e kam falënderuar. Mjeku i dikurshëm kishte gabuar, por mjaftonte që kisha vajzën time derisa i lumtur po i fërkoja duart. Ishte vendimi i duhur ta pranoja Erën si vajzën time në fillim. Sikur ta refuzoja, do ta bëja gabimin më të madh në jetën time. Jam kaq i lumtur që ajo nuk ka ndodhur, porse jam njeri me fat me vajzën dhe bashkëshorten time. /FUND/

NGA NESËR MUND TË LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË:

SI E BËRA PËR VETE DJALIN E ISH-DASHNORIT

(Kosova Sot Online)