Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete djalin e ish-dashnorit (6)

  • E.K /
  • 04 July 2022 - 15:46
Ngjarje e vërtetë: Si e bëra për vete djalin e ish-dashnorit (6)

- Mos kërko falje për pamjen. Je tepër e bukur. Sytë e tu janë gjëja që më kanë tërhequr... Çka u bë? - më pyeti, meqë me gjasë kisha reaguar me grimasë ndaj fjalëve të tij. - Kurrgjë, kurrgjë! - rrejta. Por, ai mi tha thuajse të njëjtat fjalë që mi kishte thënë Avniu, gjë që ma bëri zemrën të më dridhej. - A je për kafe? - Natyrisht! Pash sesi u rehatua mirë, sikur të kishte ndërmend të rrinte shumë te unë. Biseduam rreth familjeve, rreth luftës, rreth ndryshimeve që pasuan, por nuk folëm rreth të së kaluarës tonë, meqë ende çdo gjë ishte disi e pacaktuar. Asnjëri prej nesh nuk kishte guxim që t'ia fillonte asaj teme.

Vetëm pasi filluam ta pinim kafen, kujtimet megjithatë dolën në shesh, duke e mbyllur përfundimisht atë kapitull të shkruar kaherë. E pranova edhe pse nuk ishte shkurorëzuar, por gruaja e tij, shumë vite më parë, ishte kthyer në vendlindje dhe, që nga ajo kohë, ata jetojnë të ndarë. I tregova se sa shumë i kisha rënë pishman që nuk kisha fjetur me të, e ai më bindi se nuk ka për çka të më vijë keq, meqë me të vërtetë isha tepër e re, e ai ishte tepër i paarsyeshëm në kërkesat e tij. Përkundër kësaj, nuk pushova së ankuari dhe, edhe sot e kësaj dite mendoj si do të ishte, sikur ai të ishte mashkulli i parë në jetën time.

E, të bëje dashuri me të ishte bukur, ndoshta jo aq bukur, sikur me Avniun, por kjo me të vërtetë nuk kishte më rëndësi, meqë dashuria ime e kahershme papritmas më ishte kthyer. Mendova për atë që më tha Ardiana. Por, të gjitha këto ishin vetëm tregime të kota, meqë kur një ditë më pas shkova te ai, sikur bota më ra përmbi. Pash atë dhe Avniun bashkë dhe, për një të qindtën e sekondës, kuptova atë që ishte dashur ta kuptoja kaherë. Avniu është i biri i Bedriut. U nisa aq shpejt, saqë gomat e veturës fishkëllyen. Kur hyra në banesë, e rrapëllova derën aq fort, saqë nga muri ranë copa të ngjyrës. Vrapova deri në banjë dhe gjeta tabletat e qetësimit. I piva tri sosh dhe u ula, duke pritur që të ndikonin. U dridha edhe nja dhjetë minuta. E, më pas erdhi indiferenca e dëshiruar. Dallimi midis tyre ishte tepër i madh, meqë atëherë ai ende kishte fytyrën e fëmijës. Krahasoja Avniun dhe Bedriun. Ngjashmëria ndoshta shihej te buzët, mjekra, flokët... Jo, as kjo nuk kishte kuptim. E kisha humbur arsyen.

E më pas u paraqit Bedriu. - Por, çka ndodhi? Pse ike? - më pyeti, duke më lutur me shikim që t'i thosha se çdo gjë ishte në rregull. E, unë iu përgjigja ashpër, pa rrotulla, pa mëshirë: - Kam fjetur me tët bir! Natyrisht, nuk e kam ditur se ishte djali yt. Ne punojmë në të njëjtën kompani. Tani kur ju pash, e kuptova. Ika meqë nuk mund t'iu dilja para sysh - u shfryva. Më shikoi, i tronditur, sikur që mund të ishte vetëm ai. Edhe unë e shikoja sesi i ndryshonte fytyra, sesi trupi i bëhej gur dhe sesi zhdukej nga jeta ime. E unë çka mund të bëja? Kujt t'ia qaja hallet? Me kë ta ndaja këtë tragjedi? A ta kërkoj përsëri një Dafinë të re? Një grua të re, që do të mund të isha? Apo të isha ajo e vjetra dhe të lutem që të mos çmendem, që ta përjetoj edhe këtë që më ka mbetur, e më pas, kushedi... FUND

NGA NESËR MUND TË LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË:

PËRBETIMI

(Kosova Sot Online)