Roman dashurie: A mund të të vardisem? (6)

  • E.K /
  • 08 July 2022 - 15:51
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (6)

"Por martesat e saj nuk zgjatin kurrë Marc. E di çfarë është nëna pas secilës ndarje. Por, mos u brengos, nuk mi ka shkatërruar iluzionet. Darlene dhe Paul janë fakt se ekzistojnë martesat e mira". "Gjithmonë jam çuditur përse kurrë nuk ishte martuar me ndonjërin nga ata djemtë e rinj që kishte dalë", tha qetë Marc-u. Claire kishte kafshuar gjuhën që vetes të mos i përgjigjej me kundërpyetje: përse pas vdekjes së gruas nuk kishte lidhje të fortë? Kishte ulur krahët. "Me siguri jam në vendin e gabuar në kohë të gabuar. Por, a nuk ke punë nesër nëse shkon pasnesër"? "Ke të drejtë, do të dërgoj në shtëpi".

"Thuaj Doris se darka ishte e mahnitshme". Marc-u për disa qaste e shikonte i heshtur thuajse kishte diçka të rëndësishme për i thënë. "Argëtohet derisa gatuan për ty" tha shkurtë. Kur Claire dhe Marc më vonë arritën te shtëpia e saj, midis tyre për një kohë mbretëroi heshtja. Shprehja e Marc-ut ishte e dhimbshme. Clarie buzëqeshi. "Kujdes veten Marc. Do të thërras", i tha ajo. "Kujdes veten. Do të më mungosh''. Më pas u kthye dhe doli. Claire po e shikonte. Përnjëherë u ndje e ftohtë. Pesëmbëdhjetë minuta më pas, ishte shtrirë në shtrat duke tentuar të mos mendonte për gjë, që nuk kishte sukses. I kthehej nëpër mend kujdesi i Marc-ut. Natyrisht, e dinte se shumë meshkuj e konsideronin të bukur.

A ka harruar për disa minuta Marc se ajo ishte Claire? Vajza e vogël që e mbronte, sepse ishte mik me të atin e saj. Jo, nuk kishte dashur që sonte të mendonte për nënën e saj. Kishte mbyllur sytë dhe ishte rehatuar. E kishte kapur lodhja. Dëshironte të ëndërronte djaloshin biond me vajzën zeshkane teksa vraponin nëpër livadhe. Gruaja kishte pranuar fëmijën në përqafim dhe e ka puthur. "Ke fituar në vrapim princeshë. Eja të numërojmë një buqetë me lule". Sytë e fëmijës kanë shkëlqyer nga lumturia. "Më le të fitoj". "Gjithsecili një herë në jetë duhet fituar", tha gruaja me buzëqeshje. Së bashku i kanë zgjedhur lulet. Gruaja ka hedhur disa lule në flokun e lëmuar të fëmijës. "Lule e bukur për princeshën e bukur".

Fëmija e ka përqafuar nënën. "Ti je femra më e bukur në gjithë botën. Do të doja që gjithmonë të jam me ty". Fytyra e gruas u errësua. "Edhe unë do ta dëshiroja këtë. Ti ende je vajzë e vogël por një ditë do ta kuptosh përse ëndrra jonë nuk është përmbushur. "Vallë nuk më do"? Gruaja e ka puthur në majë të hundës. "Natyrisht se të dua, shpirt. Eja të shkojmë në shtëpi...''. Këtu zakonisht përfundonte ëndrra,, por jo edhe sot. Clarie ishte shtangur nga shoku. Diçka nuk ishte në rregull. ...Marc ishte ulur pranë saj. Lynn ka zgjatur dorën mbi të tijën, Claire kishte tentuar t'ju ofrohej dhe t'i dëgjonte se për çfarë po flisnin, por se këmbët i kishte të rënda. Frika e kishte shtangur në vend kur e kishte parë nënën se si po zbehej. Më pas Lynn u rrëzua... Ëndrra ka përfunduar. Claire hapi sytë dhe shikonte tavanin. Ishte djersitur në gjithë trupin. Përsëri e kapi një parandjenjë e keqe. Por kur u kthjell, frika e saj u zhduk. (vijon)

(Kosova Sot Online)