Ngjarje e vërtetë: Pas tërë atyre viteve (3)

  • E.K /
  • 15 July 2022 - 15:44
Ngjarje e vërtetë: Pas tërë atyre viteve (3)

Djemtë … Gjithmonë e kishin pasur atë fuqinë të më lëndojnë. Me kalimin e kohës u bëra ndryshe. Kam ndaluar t'ju besojë njerëzve. Kam ndaluar ta kërkoj mirësinë te njerëzit, sepse vetëm të këqija kam gjetur. Duke punuar, kisha aq sa për një jetë normale. Do të thosha, aq sa për të mos kërkuar nga të tjerët, nga nëna dhe babai, duke kërkuar ilaçin në pijen helmuese. Po i shikoja. As nuk mundem t'i braktis as të rri me ta. - Ti ke ardhur më shpesh. Prindërit e tu tashmë ishin të sëmurë, por edhe të kërkonin. Jemi takuar. Ke dëgjuar për disa lidhjet e mia të dështuara, ke dëgjuar për babin, ke dëgjuar se as nëna ime nuk është e shëndetshme. Nuk ke mundur të më ndihmosh.

Njëherë në të njëjtin plazh të lumit më ke thënë derisa ishim puthur "Suzana vitet do të kalojnë, por ngadalë, do t'i kujtosh vetë, por kurrë nuk do të harroj, nuk mund të premtoj që do të jam yti dhe me ty, kudo që të dërgon rruga dua të jesh e lumtur. Edhe diçka, kur të jesh martuar, martohu për një njeri të mirë, nuk ka pse të jetë i bukur dhe i pasur, së paku të mos jetë i varfër". - Llukman përse ma thua këtë? - Do ta kuptosh dikur. Atë natë ishim bashkë. Kemi biseduar për vitet e kaluara, për fakultetin tim, për punën. Kam treguar sa urrej vendin tim të punës dhe se duhet të punoj. I thashë se shefat më maltretojnë … më ke dëgjuar, por nuk ke mundur të më ndihmosh. Me siguri ishin kohë të vështira, secili ka luftuar për punën e gojës. Pas shkuarjes tënde kam dashur vetëm një gjë. Kam dashur që rrugët përsëri të na bashkojnë dhe të jemi të lumtur. Mirëpo, jeta ka shkruar diçka tjetër. Kam kuptuar fjalët tuaja. Ke dashur të martohem për dikë të pasur, pikërisht se je martuar me vajzën e shefit. Jeta ka ecur tutje. Për ty nganjëherë kam dëgjuar ndonjë fjalë. Vetëm të jesh i lumtur, që të jesh mirë, se ke diplomuar se ke vend të mirë të punës.

Mua jeta më ka shkruar një tregim tjetër, krejt ndryshe nga ajo që e kam ëndërruar. Në punë kam pasur probleme të mëdha, e jashtë punës edhe më shumë. Babai pinte, nëna ishte e sëmurë. I kam parë si po fundosen, si po bien. Te nëna e kam parë veten time. Të gjitha dashuritë e mia kanë përfunduar me lot në sy. Nuk e di, po mendoja, me sa duket fati nuk më kishte në qejf. Nëna si nënë, gjithmonë kujdesej për mua. Por, gjithmonë. Më shikonte me ata sytë e pikëlluar, më vështronte me pikëllim kur ecja. Në veten time shikonte veten.

Në jetën e dështuar dhe jetën e pikëlluar. Babai vinte i dehur në shtëpi, e linte familjen anash, gjitha të hollat i shpenzonte në alkool. Nëna po luftonte, ishin të lodhur nga puna, nga jeta, nuk kishte më forcë për tutje. Jetonte sot për nesër. E shikoja si po vuan. Duke pasur frikë se pas ndonjë dekade dhe unë do të jam e tillë. Në punë gjithmonë sa vinin e po keqësoheshin gjërat. E kam ditur se nuk kam çfarë të kërkoj. Sanijen e kam njohur gjithë jetën. Kemi lindur me disa ditë në mes, fëmijërinë e kemi kaluar në të njëjtën rrugicë, më pas prindërit e saj u ndanë dhe shkuar diku tjetër. (vijon)

(Kosova Sot Online)