Test i personalitetit: Cili gur i çmuar ju tërheq më së shumti? (Foto)

  • 19 March 2017 - 07:48
Test i personalitetit: Cili gur i çmuar ju tërheq më së shumti? (Foto)

Besimi rreth ndikimit të gurëve të çmuar tek e ardhmja njerëzore daton që nga kohët antike. Njeriu gjithmonë përmes hajmalive ka tentuar të tërheqë ndikimin pozitiv, duke larguar atë negativ. Secili gur i çmuar që ju tërheq ka domethënie të caktuar, e pos se ju sjell fat, por edhe mund t'ju mbrojë nga ndikimet negative. Nëse ju tërheq një gur i caktuar, kuptojeni se çfarë keni të përbashkët. Zgjidheni vetëm një gur, i cili më së shumti ju tërheq, trasmeon gazeta Kosova Sot 

Image

 

 

1. MARGARITAR

Nëse keni përzgjedhur margaritarin, atëherë jeni besnik dhe krenar. Jeni të shkathët, zemërgjerë dhe harmonik. Jeni të qetë dhe mendoheni mirë para se të flisni. Margaritari po ashtu tregon se jeni pranë momentit të transformimit tuaj. Ndihma që ofroni për të tjerët është motivi juaj. Nuk motivoheni aq nga të hollat. Keni besim të fortë dhe jeni të durueshëm. Ju pëlqen të flini në familje. Nuk ju pëlqen zhurma, tollovia. Jeni mik besnik për gjithë jetën. Jeni dëgjues i mirë dhe ju pëlqejnë bisedat një me një. Mbani fjalën tuaj. Prej jush mund të mësojmë rëndësinë e ndihmesës tjerëve dhe përmbushjes së premtimeve. Mirëpo, mund t'ju shfrytëzojnë. Zgjidhni njerëzit me kujdes. Nganjëherë është krejt në rregull të thoni "JO".

2. RUBIN

Nëse tërhiqeni nga rubini, jeni me pasion, të fuqishëm dhe plot jetë. Nuk jeni të qetë dhe nganjëherë dini t'i shqetësoni të tjerët. Ju jeni përplot me energji dhe nëse luftoni kundër një gjëje të caktuar apo dikujt, ana tjetër do t'i bie pishman. Motivoheni nga sfidat, por nëse nuk mund të fitoni, nuk do të luani. Dëshironi të keni më të mirën për gjithçka. Ju pëlqen të jeni unik dhe të theksoheni. Ju pëlqejnë sfidat. Shpeshherë ju mungon gjumi dhe anashkaloni kafjallin, më shumë punoni brenda një dite sesa secili njeri. Krenoheni me të arriturat tuaja. Jeni të drejtpërdrejtë deri në pikën e fundit, madje edhe nëse të prekin ndjenjat e dikujt. Zvogëloni fokusin e ndikimit dhe do të fitoni rezultate më të mira. Punoni më shumë në mënyrën tuaj të komunikimit dhe mësoni t'i ndieni ndjenjat e të tjerëve.

3.DIAMANT

Nëse keni ndaluar te Diamanti, jeni të fortë, të vendosur dhe shumë të guximshëm. Diamanti vetvetiu paraqet pathyeshmërinë. Jeni të patrembur dhe shumë guximtare. Nuk i duroni manipulatorët. Jeni shembull për të tjerët, sidomos kur janë në kohë të rënda. Jeni vizionar, keni ide gjeniale. Shfrytëzojeni këtë. Punoni në atë drejtim që kjo botë të jetë vend më i mirë.

4. TOPAZI I KALTËR

Njerëzit që tërhiqen nga Topazi i Kaltër janë të qetë dhe argëtues, shpeshherë në mendime dhe kënaqen në momentet e qetësisë. Keni energji të fortë dhe shkathtësia e komunikimit tuaj është e magjishme. Këto aftësi u janë të mirëseardhura në jetë. Ju pëlqen vetmia, meditimi, qëndrimi n natyrë, sidomos pranë ujit. Mendoni shumë, shpeshherë për gjërat, për të cilat të tjerët nuk mendojnë. Keni intuitë tepër të zhvilluar. Jeni të aftë të jeni mësues i mirë, lider shpirtëror. Jeni elegant, madje edhe gjenial.

5. PERIDOT

 Është një nga gurët e çmuar që shfaqet vetëm në një ngjyrë, ngjyrë të ullinjtë në të gjelbër. Intensiteti i të gjelbrës varet nga sasia e hekurit që gjendet në strukturën e kristaltë, kështu që ngjyra mund të variojë nga e verdha përmes asaj të ullinjtë e deri te e gjelbra ezmere. Nëse keni përzgjedhur atë, jeni kureshtar për nga natyra dhe keni tendencë ta zgjeroni lumturinë. Peridoti paraqet diçka të fshehtë dhe të rrallë. Edhe ju jeni një person i tillë. Unik, nga pak ekstravagant, ndryshe. Adhuroni njerëzit e jashtëzakonshëm, natyrën e ashpër, misteret dhe gjithësinë. Ju jeni vetë shkëlqimi në këtë botë të errët.

6. AKUAMARIN

Nëse keni përzgjedhur Akuamarin, jeni të ndjeshëm dhe me siguri se ju tërheq Oqeani ose Hëna. Debatet tuaja janë shpirtërore, e jeni aventurier dhe shumë ju pëlqejnë aventurat. Ndoshta kohëve të fundit jeni të mërzitur, por me siguri se do të bëni diçka të re dhe argëtuese. Jeni të aftë të futeni në debate dhe detaje të ngushta, jeni shumë analist, por me këtë rast jeni edhe argëtues. Jetoni me mushkëritë plot. Ashtu edhe si duhet, njerëzit ju duan dhe dëshirojnë që të jenë në afërsinë tuaj.

7. TANZANIT

I vetmi vend, i vetmi madje në botë që e gjejmë këtë gur të çmuar është në rrethin e Simanirës në Tanzani. Për këtë arsye ky gur konsiderohet si guri më i rrallë në botë. Nëse jeni të tërhequr nga ky gur, ju jeni të ndjeshëm, mendjemprehtë dhe me pasion. Keni aurë të fortë dhe njerëzit pëlqejnë të jenë në afërsinë tuaj. Ky gur shpeshherë përdoret në hulumtimet psikike dhe është fort i lidhur për anën e kundërt. Mos harroni se duhet besuar instinkteve tuaja. Nuk ju tradhtojnë. Futuni edhe më thellë në shpirtin tuaj, aty është thirrja dhe e ardhmja juaj.

8. GURI I ÇMUAR "AGRUME"

Është lloj i kuarcit. Emrin e ka trashëguar nga fjala greke "kitro" që do të thotë limon. Ngjyrën e verdhë e merr nga hekuri. Është shumë i rrallë. Është quajtur edhe guri i diellit, është besuar se në vete përmban dritën e çiltër të diellit, dhe se nuk tërheq asgjë negative. Nëse keni përzgjedhur këtë gur, edhe ju jeni të gëzuar, kreativ dhe entuziast. Po ashtu mund të jeni të ngrohtë dhe të dashur. Citrina paraqet entuziazëm dhe freskinë. Njerëzit e tërhequr nga ky gur pëlqejnë punën ekipore, janë të aftë, të lumtur, të gjallë, person me plot besim. Jeni të lumtur, të aftë. Nëse keni zgjedhur këtë gur, atëherë jeni lloj i personit që përmes reve ofron shkëlqimin.

9. TURMALINË TRËNDAFILI

Ky është si afrodiziak, i cili tërheq dashuri në botë materialiste dhe shpirtërore. Njerëzit që tërhiqen nga ky gur janë të butë, të ndjeshëm. Janë të sinqertë dhe ndihen të freskuar ata në praninë e tij. Kjo kurrsesi nuk do të thotë se jeni kundërshtar i dobët. Shkencëtarët kanë zbuluar se guri transmeton energji kur fërkohet apo ngrohet. Edhe ju pak a shumë mund të jeni elektrizues kur dikush si flluskë ndalon te ju. Do të jepni gjithçka për dashuri dhe nuk ju pëlqen kur dikush ju del përpara. Jeni shumë romantik. Njerëzit tërhiqen nga karizmi juaj. Por nëse dikush ju tradhton, ju nuk falni. Te ju rrallëherë se ka rast të dytë, sepse jeni person i fjalës.

10. AMETIST

Nëse jeni të tërhequr nga guri Ametist, ju jeni shumë vital dhe të çiltër. Ju përhapni forcë dhe nder në gjithë jetën tuaj. Asgjë nuk ju qëndron në rrugë. Mund të jeni mësues dhe prind i shkëlqyeshëm, por mos harroni që ndonjëherë edhe të argë- toheni. Jeni shpirt i këndshëm dhe shpejtë i kuptoni gjërat ashtu siç janë. Nuk keni iluzione, nuk mashtroheni. Për këtë ju çmojnë të tjerët, por nganjëherë edhe jua kanë frikën. Mësoni që të jeni të shkathët, por nganjëherë duhet të jeni edhe të butë, si foshnje. Hiqni dorë ndonjëherë nga serioziteti. Së paku të mos dukeni gjithmonë ashtu. Pushoni nga vetvetja juaj. 

(Kosova Sot)