Përgatitjani vetes kozmetikën për pastrimin e lëkurës

  • A.P /
  • 21 October 2020 - 15:26
Përgatitjani vetes kozmetikën për pastrimin e lëkurës

Recetat e lashta popullore vlejnë edhe sot -lehtë përgatiten dhe janë të lira. Për përgatitjen e kozmetikës, që për bazë kanë bimët, mos përdorni enët prej alumini.

PËRBËRËSI PËR PASTRIM NGA PLUHURI I BADEMIT

1. Pluhuri i bademit është preparat natyral për pastrimin e lëkurës, e sidomos për ngushtimin e poreve të zgjeruara. Përziejeni këtë pluhur me pak ujë për të përgatitur një masë krem. E vendoni në fytyrë dhe qafë dhe e lini të thahet. Pas dhjetë minutave e hiqni me lëvizje të buta. Nëse e përdorni për çdo ditë, ky krem parandalon shfaqjen e njollave të zeza dhe freskon fytyrën. 2. Ja si duhet përdorur pluhurin e bademit për pastrimin e lëkurës: vendosni pak pluhur në shuplakën e dorës dhe shtoni pak ujë dhe shpejt mund ta përdorni si sapun për duar dhe fytyrë. E shpëlani menjëherë.

PREPARATI ME FLLUSKA PËR PASTRIMIN E LËKURËS

Flluskat janë ilaç i vjetër për eliminimin e gjërave të tepërta. Përzieni flluskat e papërpunuara me pak qumësht dhe e vendosni në fytyrë. E lini në lëkurë për 15 deri 30 minuta. E shpëlani dhe e thani me peshqir të pastër. 

(Kosova Sot Online)